Aktualitet

Transportonte dru në mënyrë të paligjshme, arrestohet 24-vjeçari në Përmet

21 Tetor 2020, 12:21 Nga DOSJA
Transportonte dru në mënyrë të paligjshme, arrestohet

PËRMET– Një 24-vjeçar me inicialet H.Sh., është vënë në pranga pasi akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Sipas njoftimit të Policisë së Përmetit, 24-vjeçari me inicialet H.Sh., është pikasur duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ballabanit”, në Këlcyrë.

Gjatë kontrollit të tij, është vënë re se 24-vjeçari po transportonte drutë e prera në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentin përkatës.

Njoftimi i policisë Përmet. U kap duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë. Shërbimet e Seksionit të Shërbimeve të Trafikut Urban dhe Interurban, në vijim të punës për evidentimin dhe ndërshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe të atyre që drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ballabanit”, Këlcyrë, kanë ndaluar shtetasin H. Sh., i cili po transportonte me një mjet tip furgon, dru të prera në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi H. Sh. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24-vjecari ne permet permet arrestohet 24-vjecari ne permet permet

Sondazh

Poll