Politike

Edi Rama nuk pret 25 prillin: Nëse zgjedhjet bëhen të dielën ne dalim shumë më mirë se në vitin 2017, jam i vetëdijshë

21 Tetor 2020, 09:29 Nga DOSJA
Edi Rama nuk pret 25 prillin: Nëse zgjedhjet bëhen të dielën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Partia Socialiste do t’i fitonte zgjedhjet me një rezultat akoma më të thellë se në vitin 2017, përballë Partisë Demokratike. Në një konferencë për gazetarët, bashkë me ministren Belinda Balluku, Rama tha se edhe sikur të dielën e kësaj javëe të zhvillon zgjedhjet, PS-ja do të triumfonte. Kryeministri ishte aq i bindur në ato fjalë, saqë tha se për të mundur PD-në, nuk u duheshin as ato projekte që ka prezantuar deri më sot.

“Kini parasysh që monitorimi do të bëhet nga zyra e mediave këtu. Dhe pra që nuk fillojnë në momentin që fillojnë dënimet por fillojnë në momentin që nisin projektimet dhe për këto vepra projektimet kanë nisur prej shumë kohësh. Nëse ne sot themi që në pak ditë do tqë dimë fituesin e garës ndërkombëtare për aksin Milot-Fier…Ne jemi në këtë pikë sepse na u ndërpre procesi. Na u bë një garë për projektin, ka dalë fituesi që tani, por është në terren dhe po punon. Ne jemi në përmbushje të mbandatit dhe më lejoni t’ju përsëris, nuk është mungesë modestie por është fakt.

Nuk kemi nevojë për asgjë nga këto, për të fituar zgjedhjet. Jemi të vetëdijshëm për çdo gabim në qeverisje dhe kemi qartësisht mirëkuptimin e shqiptarëve dhe janë të qarta. Nëse zgjedhjet bëhen ditën e dielë, ne dalim më mirë, ata dalin më keq se në vitin 2017. E kam përsëritur, këta nuk janë projekte për të kaluar radhën. Nëse ju them se në Gjermani një projekt rruge ha 10 vite kohë, nuk do të më besoni ndoshta….por ne shpejtësia n aka bërë kështu, na ka nxjerrë rrugët në rrugë. Rrugët e Saliut janë financuar më shumë nga qeveria pas Saliut se sa ajo e Saliut. Na është dashur që jo vetëm t’i investojmë, por të ndryshojmë çdo projekt,”– tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama ne konference 21 tetor 2020 zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 edi rama lulzim basha rama ne konference 21 tetor 2020 zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll