Politike

Balluku thirrje shqiptarëve: Javës tjetër jam në Kukës, ejani të shikoni kantierin e aeroportit, ai i Vlorës do jetë baz

21 Tetor 2020, 09:17 Nga DOSJA
Balluku thirrje shqiptarëve: Javës tjetër jam në Kukës,

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka ftuar të gjithë shqiptarët që të shkojnë të vizitojnë kanterin e ndërtimit të aeroportit të Kukësit, që në pranverë do të jetë gati, sipas premtimit të qeverisë.

Në një konferencë përballë gazetarëve, bashkë me kryeministrin Edi Rama, Balluku tha se atje është një panoramë e bukur për tu parë.

Javës tjetër do të jem në Kukës. Duhet ta bëni një vizitë atje sepse është një kantier shumë interesant. Kemi nisur punën për zgjatimin e pistët. Jemi në fazën e finalizimit pasi kemi shpronësuar një pjesë shumë të madhe të pronave atje. Ndërsa aeroportit të Vlorës, i ka ngelur vetëm 21 ditë nga dita që do ta hapim. Synojmë që aeroportin e Vlorës, ta kthejmë në atë të shqiptarëve dhe të jetë ai baza e AirAlbania,”– tha Balluku.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aeroporti i kukesit edi rama ministrja belinda balluku rama ne konference 21 tetor 2020 aeroporti i kukesit edi rama ministrja belinda balluku rama ne konference 21 tetor 2020

Sondazh

Poll