Politike

28 mln euro investime/ Rama thirrje ekspertëve shqiptarë: Bëhuni pjesë e jona, do mundohemi të thithim sa më shumë nga fo

21 Tetor 2020, 09:13 Nga DOSJA
28 mln euro investime/ Rama thirrje ekspertëve shqiptarë: Bëhuni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me planin e madhe të investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, që kap vlerën e 28 milionë eurove. Në një konferencë për mediat, bashkë me ministren Belinda Balluku, Rama tha se Shqipëria po përpiqet të thithë sa më shumë nhga këto fonde. Ai u bëri thirrje edhe ekspertë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Do të na ndihmojë dhe shumë plani i ri i investimeve. Shqipëria ka një avantazh shumë të madh sepse ka një pozicion kyç dhe ka një avantazh të rëndësishëm në raport me vendet e tjera të rajonit. Kemi në plan shtrirjen e infrastrukturës së gazit, qoftë në veri me gazsjellësin Adriatiko-jonian që shkon në Mal të Zi, Kroacia. Dhe dixhitalizimi. Ku bëhet fjalë për ndërhyrje masiev për të forcuar ndërlidhjen dixhitale në rajon. Të tre këto shtylla kanë në thelb komponentin e impaktit rajonal. Po përgatisim një thirrje publike për ekspertët shqiptarë jashtë vendit. Sapo të hyjë në fuqi aprovimi i buxhetit do përpiqemi të thithim sa më shumë fonde nga BE,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll