Politike

Rama: Çështjen e detit e kërkova unë që ta çonim në Hagë, aeroporti i Kukësit, gati në pranverë, s’e harroj premtim

21 Tetor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Rama: Çështjen e detit e kërkova unë që ta

Kryeministri Edi Rama u pyet edhe në lidhje me grevën e naftëtarëve të Ballshit, për të cilët mbajti të njëjtën qëndrim, si më herët. Rama tha se gratë dhe burrat e naftëtarëve duhet të dalin nga greva për tu ulur të bisedojnë me kryeministrin, ndërsa vetë grevistët kërkojnë që fillimisht tu kalohen pagat.

Rama shtoi gjithashtu se ultimatumet nuk funksionojnë me të. Kreu i qeverisë lajmëroi gjithashtu hapjen e aeroportit të Kukësit këtë pranverë, teksa shtoi se nuk e harron premtimin që ka bërë, për sjelljen e 120 kuksianëve nga Londra për të votuar Partiën Demokratiek. I pyetur se me cilët para do t’ua paguajë biletat kuksianëve, kryeministri tha se ishte ende herët për ta vendosur këtë gjë. Për planin 28 miliardë Euro të Bashkimit Europian, që do të implentohen për Ballkanin Perëndimor, në infrastrukturë, energji, digjitalizim, Rama tha se Shqipëria nuk ka ngritur ende një skuadër, por shtoi se shumë shpejt, do të realizohet kjo gjë dhe se vendi ynë, ka një pozitë strategjike për të thithur sa më shumë fonde.

Ndërsa Balluku, telefonata e të cilës, e zgjon dhe e vë në gjumë kryeministrin, sipas tij, i ftoi të gjithë shqiptarët që të vizitonin aeroportin e Kukësit dhe kantierin e tij. Kryeministri u pyet dhe për pagesën që do të duhet të bëjnë shqiptarët në lidhje me rrugët e reja që do të ndërtohen dhe shtoi se nëse nuk duan të bëjnë pagesën, mund të kalojnë nga rruga e vjetër. Vetë kryeministri tha se e shijon shumë kur kalon nga Llogaraja, pasi edhe rruga e vjetër është me standarte të larta. Ai bëri dhe batuta me gazetarët, duke kujtuar rrugët në kohën e Sali Berishës, që tha se i ngjajnë një personi që mban veshur xhaketën e tij, këmishën e Erion Braçes dhe pantallonat e Bashkim Finos.

I pyetur në lidhje me çështjen e inceneratorëve dhe aksidentin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, Rama tha se nuk merret me survejime nga vrima e çelësit dhe preferoi të mos përgjigjej.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne konference 21 tetor 2020 edi rama rama ne konference 21 tetor 2020

Sondazh

Poll