Politike

Aeroporti i Kukësit gati në pranverë/ Rama nuk harron premtimin: 120 vota do t’i sjell nga Londra për PD-në, s’më hiqe

21 Tetor 2020, 08:57 Nga DOSJA
Aeroporti i Kukësit gati në pranverë/ Rama nuk harron premtimin:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe njëherë premtimin që ka bërë se kuksianët, do t’i sillte vetë nga Londra për t’i çuar për të votuar për Partinë Demokratike, dhe se udhëtimi i tyre do të bëhet përmes aeroportit të Kukësit.

Rama shtoi se nuk i harron ata që janë tallur më këtë projekt dhe se ky është një mision për tu përmbushur.

Unë mendoj se në pranverë të këtij viti aeroporti i Kukësit do të jetë operacional. Nuk e harroj misionin tim për të sjellë 120 vota me avion nga Londra. Kush dëshiron të përfitojë udhëtime falas të nisë me mbledhjen dhe akumulimin e pikëve. Nuk i harroj ata që e kanë përqeshur dhe e kanë tallur projektin e aeroportit të Kukësit. Ky është një objektiv, shpresoj ta realizojmë,”– tha Rama. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne konference 21 tetor 2020 edi rama rama ne konference 21 tetor 2020

Sondazh

Poll