Politike

PD i përgjigjet Ramës për bujqësinë, Teliti: E shkatërrove me taksa, fondet për fermerët i marrin grositët pranë qever

21 Tetor 2020, 07:36 Nga DOSJA
PD i përgjigjet Ramës për bujqësinë, Teliti: E

TIRANË- Partia Demokratike i është ëprgjigjur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili publikoi shifrat e mbështetjes financiare që qeveria ka dhënë për bujqësinë. 

Ish- deputetit i Partisë Demokratike Dorian Teliti në një postim që ka bërë në rrjetet sociale thotë se qeveria Rama po përpiqet të mashtojë fermerët të cilët sipas tij tashmë kanë falimentuar për shkak të taksabe të larta që kanë paguar.

Ndër të tjera ai thotë se Rama nuk ka finacuar të fermerët as gjysmën e shumës që ka permtuar sakaq shton se 70% e fondeve të akorduara janë dhuratë nga Bashkimi Europian.

Postimi i Dorian Telitit: 

Pasi ka dështuar të japë llogari për premtimet e pambajtura për bujqësinë, ER orvatet t’u hedhë hi syve fermerëve të falimentuar nga taksat e larta dhe mungesa e mbështetjes konkrete për to.Në 2013 premtoi naftë pa akcizë për fermerët, por u shtoi edhe taksën e qarkullimit 24 lek/litër. Vetëm nga kjo taksë absurde që s’ka asnjë lidhje me bujqësinë, fermerët kanë paguar rreth 100 milion euro në 7 vitet e qeverisjes së tij. U premtoi fermerëve 40 milion euro investime në vit, por nuk ka financuar as gjysmën e tyre. Ndërsa 70% e fondeve të akorduara janë dhuratë nga Bashkimi Europian.

Bilanci i vërtetë i ER në bujqësi është ky:
•rreth 100 milion euro taksë qarkullimi paguar nga fermerët në shtatë vite;
•70% të fondeve për bujqësinë i përfitojnë 50-60 grosistë;
•2% e fermerëve kanë marrë mbështetje, ndërsa 98% e tyre nuk e kanë parë dorën e ndihmës nga shteti;
•30-40% më e lartë është kosto e prodhimit krahasuar me rajonin;
•30% më i ulët është rendimenti i prodhimit bujqësor e blegtoral, krahasuar me rajonin;
•2/3 e tokës nuk kanë akses në ujitje e kullim;
•Vetem 2,8% e fermave kane traktore apo mjete te mekanizuara.

Fermeri shqiptar nuk lexon grafikët e vizatuar nga propaganda.
Fermeri shqiptar lexon xhepat e tij të shpuar nga taksat e larta, kostot e larta, kalbja e prodhimeve të pashitura dhe mungesa e plotë e mbështetjes nga shteti.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian teliti edi rama taksat e fermereve dorian teliti edi rama taksat e fermereve

Sondazh

Poll