Aktualitet

Çështja e detit me Greqinë/ Eksperti Ksenofon Krisafi: Kam besim se do i japë një zgjidhje Gjykata e Hagës. Shqipëria ës

21 Tetor 2020, 05:50 Nga DOSJA
Çështja e detit me Greqinë/ Eksperti Ksenofon Krisafi: Kam

TIRANË- Eksperti i njohur Ksenofon Krisafi, deklaratën e përbashkët mes Greqisë dhe Shqipërisë për të çuar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, e cilëson një “dakordësi e kushtëzuar”.

Profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Abc News theksoi se ka besim se çështja do të marrë zgjidhje në këtë gjykatë pasi kemi të bëjmë me një organ ndërkombëtar të pakorruptueshëm. Ai shtoi më tej se Shqipëria është në të drejtën e saj, pasi kufijtë janë tashmë të përcaktuar, ndërsa e vetmja çështje në tryezë është zona ekonomike ekskluzive.

“Nuk ka barazi palësh. Rruga e negociatave biletarale nuk e dha rezultatin e pritshëm. Në këto kushte mbetet faktori i tretë, Gjykata Ndërkombëtare ose një palë e tretë. Nisur nga fakti se nga kush përbëhet Gjykata e Hagës, nga njerëz të pakorruptueshëm, unë gjykoj se çështja atje duhet të marrë një zgjidhje. Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë e saj i ka të përcaktuara. Mbetet të caktohet vetëm zona ekonomike ekskluzive.

Marrëveshja e vitit 2009 kishte bërë pikërisht këtë gabim duke prekur ujërat e brendshme territoriale. Nëse do preket kufiri shtetëror të dy palët mund të kenë pretendime të shikojnë edhe pjesë të tjera të kufirit duke krijuar precedentë të tjerë. Do duhet të hetohet përvoja e të tjerëve që pala shqiptare të shkojë në Hagë me argumente për të mbrojtur të drejtën e vendit të vet”, tha Krisafi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ceshtja e detit me greqine ksenofon krisafi ceshtja e detit me greqine ksenofon krisafi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2020, 20:05

Njëra prej grevisteve të Ballshit ka bërë një rrëfim prekës me djalin e saj, i cili punon në Dubai.Naftëtarja ka treguar që i biri 20 vjeçar ka nisur të ...