Aktualitet

“Çështja e detit s’shkon dot në Hagë pa miratimin e Metës”/ Ksenofon Krisafi: Vendimin nuk e merr kryeministri, por d

21 Tetor 2020, 05:40 Nga DOSJA
“Çështja e detit s’shkon dot në Hagë pa

TIRANË- Një ditë më parë kryeministri Edi Rama priti në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Pas takimit, palët deklaruan se çështjes së detit do i japë një zgjidhje Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, e cila do të japë vendimin e përfundimtar.

Por sipas profesorit të së Drejtës Ndërkombëtare Ksenofon Krisafi, vendimi për të dërguar marrëveshjen e detit në Hagë mund të rrëzohet nga Presidenti Ilir Meta. Ai sqaron në Abc News se Gjykata e Hagës bëhet kompetente për këtë problem kur të dyja palët të kenë depozituar atje një marrëveshje kompromisi dhe kjo është marrëveshje kompromisi midis shteteve dhe jo midis qeverive. Pra, autorizimin për këtë çështje e jep vetëm presidenti.

“Nuk mund të vendosë dot kryeministri sepse Gjykata e Hagës bëhet kompetente për këtë problem kur të dyja palët të kenë depozituar atje një marrëveshje kompromisi dhe kjo është marrëveshje kompromisi midis shteteve dhe jo midis qeverive. Që do të thotë se autorizimin për këtë marrëveshje nuk e jep kryeministri, por kryetari i shtetit, i cili do të bisedojë, duhet të bjerë dakort, me strukturat, me ministrinë e jashtme, me kryeministrin. Dhe pastaj do të autorizojë fillimin e negociatave, lëshimin e plotfuqisë, caktimin e pyetjeve që do t’i drejtohen Hagës”, tha profesor Ksenofon Krisafi.

Tashmë presin reagimin e presidentit Ilir Meta për këtë çështje,  nëse do të lejojë apo jo që Haga të “marrë në dorë” çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ksenofon krisafi marrëveshja për derin me greqinë nikos dendias ne tirane edi rama ksenofon krisafi marrëveshja për derin me greqinë nikos dendias ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2020, 20:05

Njëra prej grevisteve të Ballshit ka bërë një rrëfim prekës me djalin e saj, i cili punon në Dubai.Naftëtarja ka treguar që i biri 20 vjeçar ka nisur të ...