Aktualitet

Anëtarësimi në BE/ Mogherini: Pres të hapen negociatat në qershor me Shqipërinë

18 Prill 2019, 07:07 Nga DOSJA
Anëtarësimi në BE/ Mogherini: Pres të hapen negociatat

BE- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Frederica Mogherini është shprehur optimiste për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e saj në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Europian të Punëve të Jashtme, Mogherini tha se mezi pret që në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat për në Bashkimin Europian.

”Kur të shikoni në hartën e Europës, shihni se Ballkani është në Europë”. 

”Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkim i Ballkanit me Europën”, theksoi Mogherini.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së e bëri këtë deklaratë në një kohë kur Parlamenti holandez votoi pro rikthimit të vizave me Shqipërinë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet be frederica mogherini hapja e negociatave maqedonia e veriut be frederica mogherini hapja e negociatave maqedonia e veriut

Sondazh

Poll