Aktualitet

Gara për në Kushtetuese, KED fut në ‘sitë’ kandidatët për vendet vakante, heq përgjegjësinë për shpejtësi

20 Tetor 2020, 16:59 Nga DOSJA
Gara për në Kushtetuese, KED fut në ‘sitë’

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka hedhur një tjetër hap drejt emërimet të anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, kusht për konferencën e parë ndërqeveritare më Bruksel për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Në mbledhjen e sotme u hodh shorti për caktimin e relatorëve për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet e lira në Kushtetuese pas largimit të Besnik Imerajt dhe Fatos Lulos.

” Zhvillimi i procedurës së shortit për caktimin e anëtarit relatorë për ndjekjen e proçedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant , vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11742 datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj. 2. Gjithashtu, po sot është hedhur shorti edhe për caktimin e anetarit relator per ndjekjen e procedurave te verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018, rishpallur në datën 21.08.2019 dhe rishpallur përsëri nga Kuvendi i Republikës me datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo,“- thuhet në njoftimin e KED.

Megjithatë për shpejtësinë e kohës së verifikimit, KED e hedh “topin” te institucionet e tjera, pasi të gjithë kandidatët duhet të kenë kaluar procesin e Vettingut. 

Thellësia e procesit të verifikimit, besueshmëria, integriteti dhe shpejtësia e tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe kandidatët

Vendi vakant pas largimit të Besnik Imerajt

Relatore anëtare e KED: Vitore Tusha

Këshilltar: Sajmir Nazifi
Kandidati: Orkida Totojani, Altin Binaj, Aldona Sylaj

Këshilltar: Besmir Rapaj
Kandidati: Eugen Papandile, Ardita Buna Alsula

Këshilltar: Aulona Bodo
Kandidati: Shaqir Hasanaj, Ilir Hasnedari, Klajdi Mone

Këshilltar: Laureta Nezaj
Kandidati: Përparim Kalo, Aleksandër Toma

Vendi vakant pas largimit të Fatos Lulos

Relatore anëtare e KED: Saida Dollani

Këshilltar: Laureta Nezaj
Kandidati: Ardita Buna Alsula

Këshilltar: Sajmir Nazifi
Kandidati: Altin Binaj

Këshilltar: Besmir Rapaj
Kandidati: Ilir Hasnedari

Më 7 shtator, kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale dhe më 21 janar të 2021 të ketë filluar punën. Kushtetuesja prej vitesh nuk është funksionale për shkak të shkarkimit të anëtarve nga procesi i Vettingut por është kushti kryesor për të ardhmen e Shqipërinë në Bashkimin Europian.  

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ked gjykata kushtetuese ked

Sondazh

Poll