Aktualitet

Mjeku nga Kukësi humbi jetën nga COVID/ Humbje e madhe për familjarët, reagon kolegu i tij: Ai ishte në vijën e parë, bal

20 Tetor 2020, 15:49 Nga DOSJA
Mjeku nga Kukësi humbi jetën nga COVID/ Humbje e madhe për

TIRANE– Ditën e sotme ka humbur jetën nga COVID-19, mjeku i Spitalit rajonal të Kukësit, Astrit Haziri. Humbja e tij trishtoi familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin nga afër.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e mjekut. Brataj u shpreh se stafi mjekësor humbi një koleg të përkushtuar, i cili ishte në vijën e parë ‘ballë për ballë’ me virusin.

Postimi i plotë i Skënder Brataj

Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri

Ngushëllime familjes. Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës. Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shok i mirë.

Mjeku Astrit Haziri, humbi jetën ditën e sotme në Turqi. Pas infektimit nga koronavirusi disa ditë më parë u dërgua në Turqi për trajtime të mëtejshme pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Doktor Haziri, punonte si mjek familje në Spitalin Rajonal të Kukësit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit haziri skender brataj astrit haziri skender brataj

Sondazh

Poll