Aktualitet

Vetëm një qëllim: të vrasë! Publikohen PAMJET, momenti kur i riu me kapuç del nga makina, qëllon pa iu dridhur dora mbi 2

20 Tetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
Vetëm një qëllim: të vrasë! Publikohen PAMJET, momenti

VLORË- Dalin pamjet e atentatit të dështuar mbrëmjen e djeshme ndaj 27-vjeçarit nga Vlora, Mario Ferrja. Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, fillimisht 27-vjeçari futet në makinën e tij, dhe pikërisht në atë moment dikush del nga një makinë që po vinte nga krahu tjetër i rrugës dhe e qëllon me armë.

Sapo dëgjon të shtënat, 27-vjeçari del me vrap nga makina dhe mundohet që të shohë fytyrën e agresorit, por nuk ka arritur pasi ky i fundit kishte një maskë dhe kapuç në kokë. Teksa sheh makinën që ikën, i riu shkund nga dora gjithë ciflat e xhamit që i kanë mbetur, ndërsa kalimtarë i afrohen për të parë nëse është mirë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, dhe ka qënë vetë i riu ai që ka njoftuar Policinë e Shtetit për atentatin ndaj tij. 27-vjeçari është pronari i një picerie, ndërsa një i afërm i tij ëstë biznesmen ndërtimi. Fillimisht ngjarja u cilësua si paralajmërim, pasi dyshohet se i riu mund të ketë para borxh apo të jetë përfshirë në një konflikt me agresorët. Por pas publikimit të pamjeve duket se i riu me kapuç ka shkuar me qëllim të qartë; të vrasë. Vetëm se nuk ia ka dalë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat mario ferrajt atentati ne vlore mario ferraj vlore atentat mario ferrajt atentati ne vlore mario ferraj vlore

Sondazh

Poll