Aktualitet

Aksident në kryeqytet/ Motori plagos 74-vjeçaren, e moshuara dërgohet menjëherë në spital

20 Tetor 2020, 16:35 Nga DOSJA
Aksident në kryeqytet/ Motori plagos 74-vjeçaren, e moshuara

TIRANE– Një aksident me pasojë plagosjen e një 74-vjeçareje ka ndodhur në kryqytet mesditën e sotme. Policia bën të ditur se në rrugën ‘Tre Dëshmorët’ motorri me drejtues K.N ka aksidentuar një këmbësore me inicialet V.Z.

Gruaja u dërgua menjëherë në spital aty ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasi plagët që mori ishin të rënda. Drejtuesi i mjetit u shoqërua për në Komisariatin numër 6 në kryeqytet për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, mjeti motorr me drejtues K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V.Z.,75 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane motori perplas te moshuaren aksident ne tirane motori perplas te moshuaren

Sondazh

Poll