Aktualitet

Shtyhet seanca e KLGJ-së, ILD-ja kërkon shkarkimin e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri të dënuar për korrupsion

20 Tetor 2020, 15:58 Nga DOSJA
Shtyhet seanca e KLGJ-së, ILD-ja kërkon shkarkimin e ish-gjyqtarit

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë seancën e sotme për kërkesën e Insepektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin si magjistrat të gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili është dënuar për korrupsion. Mësohet se në seancën e zhvilluar gjatë ditës së sotme, Miri është njohur me aktet e procedimit disiplinor nga ILD-ja, ndërsa vendimi do të merret seancën e radhës.

Shkëlqim Miri u arrestua në vitin 2017 dhe u akuzua për korrupsion pasiv. Në momentin e arrestimit gjyqtarit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë hua nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori.

Hetimet e nisura në 2017, nxorën në dritë faktin se gjyqtari Shkëlqim Miri kishte marrë ryshfet, për të vendosur në favor të Gentian Dodës, i cili u shpall fajtor për akuzën e plagosjes dhe dënimi iu reduktua ndjeshëm. Pas verdiktit të Apelit, Gentian Doda rifitoi lirinë. Ai mundi të arratisej jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri u arrestua gjyqtari dhe të afërm e miq të të dënuarit. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës. Kohë dënimi që Gjykata e Apelit e uli me 8 muaj burg.

Por pavarësisht dënimit dhe dorëheqjes, ILD-ja kërkon shkarkimin e tij, me frikën se ndoshta Miri do të kthehet sërish në fushën e drejtësisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkelqim miri shtyhet seanca per shkarkimin e mirit shkelqim miri shtyhet seanca per shkarkimin e mirit

Sondazh

Poll