Politike

Thirri interpelancë urgjente, mazhoranca “nuk ia var” Ralf Gjonit, kërkon ndihmën e Ruçit

18 Prill 2019, 08:17 Nga DOSJA
Thirri interpelancë urgjente, mazhoranca “nuk ia var” Ralf

Tiranë- Deputeti Ralf Gjoni në fjalimin e tij në kunvend i ka kërkuar llogari ministrit Sandër Lleshaj për grabitjen në Rinas. Por teksa ka folur në Kuvend ai ka kërkuar qetësi pasi deputetët e mazhorancës nuk e dëgjonin.

Gjoni i ka kërkuar ndihmë Gramoz Ruçit kreut të kuvendit, dhe ky i fundit u  shpreh se duhet që kolegët të dëgjojnë Ralf Gjonin.

DEBATI:

Ralf Gjoni: Falenderoj zotin Lleshaj që pranoi për të diskutuar me ne. Është cënuar siguria kombëtare dhe në Rinas është grabitur një shumë e konsiderueshme valutë e huaj. Kjo që ka ndodhur dhe është një ngjarje e përsëritur nuk është thjesht një çështje koncesionari. Pra duhet të merreshin masat. Ju e pranuar me gjysmëzëri që ngjarja është cënim kombëtar . Duhet të theksojnë se ajo patrullë e vetmuar është viktimë e një  dështimi ttlal të parametrave të sigurisë jashtë dhe brenda aeroportit. Është e qartë që siguria kombëtare është cënuar rëndë. Ata grabitës mund të kishin qenë terrorist dhe kuvendi i Shqipërisë të kërkojë arsye për këtë gjë. A mund  të kem pa qetësi? Unë ju dëgjoj kur flisni.

Ruçi: Duhet të ndjekim kolegun.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci ralf gjoni seanca pleanare 18 prill gramoz ruci ralf gjoni seanca pleanare 18 prill

Sondazh

Poll