Politike

Basha dhe Kryemadhi mbledhin Kryesinë e PD dhe LSI, diskutohet për strategjinë e opozitës

18 Prill 2019, 08:18 Nga DOSJA
Basha dhe Kryemadhi mbledhin Kryesinë e PD dhe LSI, diskutohet për

TIRANË- Partia Demokratike ditën e sotme së bashku me aleatët do të vendosë për vijimin e aksionit opozitar pas protestave para Kryeministrisë dhe parlamentit, ku pati dhe disa incidente dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Në orën 12:00  kreu i demokratëve, Lulzim Basha do të mbledhë Kryesinë e partisë dhe ish-deputetët e grupit parlamentar. Ndërsa në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të diskutohet rruga për të marrë vendimin final.

Po ashtu diten e sotme do të mblidhet në orën 12.00 Kryesia e Levizjes Socialiste për Integrim dhe ish-grupi parlamentar i LSI. Rendi i ditës nuk është bërë publik. Debati do zhvillohet lidhur me strategjinë dhe aksionin e metejshëm të opozitës.

Prej 2 muajsh, Partia Demokratike ka djegur mandatet dhe qëndron në rrugë duke zhvilluar 9 protesta, ku më e fundit ishte ajo e 13 prillit.

Opozita ka dy kërkesa që i quan si të panegociueshme, rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike këshilli kombëtar kryesia e lsi kryesia e pd lulzim basha monika kryemadhi protestat e opozites këshilli kombëtar kryesia e lsi kryesia e pd lulzim basha monika kryemadhi protestat e opozites

Sondazh

Poll