Politike

Arrestimi i të riut që urinoi tek Kryeministria, Manjani ironizon: Mbase e anulon Holanda vendimin për vizat

17 Prill 2019, 18:49 Nga DOSJA
Arrestimi i të riut që urinoi tek Kryeministria, Manjani ironizon:

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar arrestimin e të riut që urinoi tek dera e Kryeministrisë në protestën e fundit të opozitës. (Lexo këtu) Në një reagim në mediat sociale, Manjani shprehet se tashmë Holanda pritet të anulojë vendimin për rikthimin e vizave.

“Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!”, shkruan më tej ai.   

REAGIMI I PLOTË

Hajde lajm hajdeeee!

Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.

Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua…

Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!

Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Holanda, pas këtij super operacioni policor…

Episodi ndodhi më 13 prill, kur opozita protestoi para Kryeministrisë dhe më pas para parlamentit. Menjëherë pasi protestuesit çanë kordonin dhe u ngjitën tek hyrja e kryeministrisë, Marku është afruar tek dera dhe siç shihet në foto ka urinuar tek dera e kryeministrisë. Florian Marku, personi që u kap duke urinuar para kryeministrisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj gjobiti një ditë pas protestës, Partinë Demokratike, me një shumë prej 20 mijë lekë të rinj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i florian markut protesta e 9 e opozites urinoi tek kryeministria ylli manjani arrestimi i florian markut protesta e 9 e opozites urinoi tek kryeministria ylli manjani

Sondazh

Poll