Politike

‘Opozita e re’/ Zyrtarizohen dy grupet parlamentare, Rudina Hajdari: Do zhbëjmë sistemin politik

18 Prill 2019, 08:14 Nga DOSJA
‘Opozita e re’/ Zyrtarizohen dy grupet parlamentare, Rudina Hajdari:

TIRANË– ‘Opozita e re’ ka zyrtarizuar dy grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialistë për Integrim. 

Në krye të grupit parlamentar të PD-së është vendosur Rudina Hajdari, ndërsa në drejtimin e deputetëve të LSI-së është vendosur Nimet Musai. Zyrtarizimi i grupeve u njoftua që në fillim të seancës së sotme plenare nga kryeparlamentare, Gramoz Ruçi. 

Ndryshe nga grupi i demoratëve, deputetët e LSI-së e kanë menduar emrin për deputetët e tyre. Ata e kanë quajtur grupin e formuar ‘Të Pavarur’.

Mirëpo edhe pse ‘opozita e re’ në Kuvend ka 23 deputetë, 10 prej tyre nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Në foltore është ngritur Rudina Hajdari e cila premtoi ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri. Ndërkohë që homologu i saj, Nimet Musai, tha se deputetët e pavarur do të jenë aktorë politikë të dorës së parë.

Dy prej ‘bojkotuesve’ të grupit të PD-së, Lefter Maliqi dhe Adriatik Alimadhi kanë folur për Dosja.al dhe kanë shpjeguar arsyet se përse nuk u përfshinë në nismën e ndërmarrë nga ‘opozita e re’.  Alimadhi thotë se nuk është pjesë e grupit pasi ky veprim për të është i nxituar dhe për të rëndësi ka partia Balli Kombëtar. Ndërsa Maliqi u shpreh se do të priste edhe pak kohë pasi pas zgjedhjeve lokale pritet që të formohen edhe grupe të tjera. 

Lidhur me krijimin e grupeve të reja parlamentare ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca. Italiani u shpreh se tashmë kishte ardhur koha që palët politike të bëjnë dialog

Grupi parlamentar demokrat (ende pa emër)

Rudina Hajdari-kryetare
Myslim Murrizi
Korab Lita
Arben Elezi
Arlind Çarçani
Halit Jakimi
Alban Zeneli

Grupi i deputetëve ‘Të pavarur’

Nimet Musai-kryetar
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Ralf Gjoni
Ediola Braha
Ylli Shehu
Aurora Mara

Opozita pa mandate kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën.

(f.g/k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites grupet e reja parlamentare kuvendi nimet musai opozita e re rudina hajdari seanca plenare 18 prill 2019 djegia e mandateve te opozites grupet e reja parlamentare kuvendi nimet musai opozita e re rudina hajdari seanca plenare 18 prill 2019

Sondazh

Poll