Sport

Kompleksi sportiv në Shkodër, presidenti Xhaferi i kënaqur

20 Tetor 2020, 15:34 Nga DOSJA
Kompleksi sportiv në Shkodër, presidenti Xhaferi i kënaqur

SHKODER – Shkodrës pritet t’i shtohet një komplek i madh sportiv, i cili natyrshëm do t’i krijojë mundësi akoma më të mëdha të rinjve shkodranë për t’u ushtruar, çka do të ndihmojë edhe në zhvillimin e mëtejshëm të sportit në këtë qytet.

Projekti, një investim madhor privat, i miratuar edhe nga Kryeministri Rama, ka kënaqur shumë edhe presidentin e Vllaznisë në basketboll Alban Xhaferi, i cili së fundmi është afruar edhe pranë skuadrës së futbollit. Ky i fundit, nëpërmjet një postimi në profilin e tij, vlerëson angazhimin për miratimin e lejes për ndërtimin e kompleksit sportiv.

“E vlerësoj maksimalisht angazhimin e përbashkët të Kryetares së Bashkisë Shkodër dhe të Kryeministrit shqiptar për miratimin e lejes zhvillimore në ndërtimin e kompleksit sportiv, ku përfshihen 3 fusha të mbyllura për lojërat me dorë, si dhe 6 fusha tenisit.

Një sipërmarrje sportive aspak e lehtë, e iniciuar mes miqsh dhe dashamires të sportit, që duhet mbështetur në çdo hap dhe nga të gjitha nivelet e qeverisjes vendore dhe qendrore, madje edhe më gjerë, për t’i dhënë mundësinë tifozëve të zjarrtë shkodran, qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve për t’u marre me sportet e lojërave me dorë në përgjithësi.

Me ndihmë të Zotit uroj dhe shpresoj që kjo sipërmarrje unike dhe e rëndësishme për qytetin tonë, pse jo edhe për të gjithë rajonin, të realizohet sa më shpejt dhe të vihet në funksion të zhvillimit të lojërave me dorë për t’i sjellë një dimension të ri zhvillimit të këtyre sporteve,”- shkruan Alban Xhaferi, president i basketbollit shkodran dhe njeherësh donar i Vllaznisë në futboll.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kompleksi sportiv kryeministri rama kryetarja e bashkise shkoder shkodra sporti shkodran vllaznia kompleksi sportiv kryeministri rama kryetarja e bashkise shkoder shkodra sporti shkodran vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2020, 11:22

Bojkoti drejt fundit, të premten verdiktet…

Nëse nuk ishte i bardhë “tymi”, i dalë nga takimi i sotëm midis Ligës Profesioniste dhe Ministrisë së Finanacave dhe Ekonomisë, të paktën ai ishte gri. Gjith&cc...

Sport 20 Tetor 2020, 10:34

“Tetori rozë”, thyen bojkotin…

TIRANE – Në kuadrin e “Tetorit rozë”,  një periudhë sensibilizimi dhe në mbështetje të femrave në luftën e tyre ndaj kancerit të gjirit, Federata Shqiptare e Fu...

Sport 20 Tetor 2020, 09:20

Dinamo, këtë sezon me fanelë portokalli!

TIRANE – Klubi i njohur kryeqytetas, Dinamo që luan në Kategorinë e Parë prej disa sezonesh, duket se ka nisur të ndryshojë me ardhjes së presidentit italian, M...