Politike

20 Tetor 2020, 10:12 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pqërsëritur fjalët e Presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë tha se kryeministri Edi Rama është peng dhe se duhet të largohet nga politika.

Kryemadhi tha se çdo njeri që e ndjen veten peng të politikës, duhet të largohet. E pyetur për dhënien e shtetësive shqiptare, Kryemadhi tha se Meta nuk e shkel ligjin as për fëmiëjt e tij.


Rama është peng dhe duhet të largohet. Cdo njeri që në politikë e ndjen veten peng të dikujt duhet të largohet. Rama është peng i politikës. Pyesni presidencën, por me aq sa kam lexuar mes individëve dhe mediave, çdo person që është firmosur ka ardhur me rekomandim nga ministritë përkatëse, për aq sa e njoh Ilir Metën, as për fëmijën e vet nuk e shkel ligjin, jam i bindur që për procesin e pasaportave, është një taktikë mediative që këtë kompetencë ta marrë Ministria e Brendshme për t’iu dhënë kriminalëve që Anti Mafia Italiane janë denoncuar dhe janë pjesë të raporteve jo vetëm të DASH,”- tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi 20 tetor 2020 monika kryemadhi monika kryemadhi 20 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 09:43

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se fitorja e Opozitës së Bashkuar,ë shtë e garantuar kundrejt atyre ‘...