Politike

Dalin FOTOT/ Ja momenti kur policia rrethon Boiken Abazin, Vetëvendosja: Politikë e flliqur, e morën para se të arrinte, arr

20 Tetor 2020, 10:00 Nga DOSJA
Dalin FOTOT/ Ja momenti kur policia rrethon Boiken Abazin, Vetëvendosja:

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar ashpër pas shoqërimit të kreut të saj Boiken Abazi në polici. Me anë një reagimi zyrtar, Vetëvendsoje denoncon shoqërimin e Abazit, teksa shkruan se ky është një arrestim i porositur. Sipas Vetëvendosjes, Abazi është marrë nga policia para se të mbërrinte në vendin ku do të mbahej protesta. Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar edhe fotot nga momenti i shoqërimit të Abazit.

“Arrestim i porositur e i padrejtë. Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.  Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin. Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufive detarë. Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek. Lëvizja VETËVENDOSJE! është për miqësinë e bashkëpunimin mes popujve, për të drejta evropiane për minoritetet, por mbi të gjitha për shtete të drejta e jo diskriminuese. Për sa kohë shteti grek vazhdon politika diskriminuese e armiqësore ndaj shqiptarëve, ne do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, edhe duke protestuar, e Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara. Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!”– shkruhet në reagim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi boiken abazi

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 09:43

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se fitorja e Opozitës së Bashkuar,ë shtë e garantuar kundrejt atyre ‘...