Politike

“Dalin si Loli me Colin”, Rama i përgjigjet Bashës: 60 respiratorë të rinj po instalohen vetëm tani! Jemi një hap para

20 Tetor 2020, 09:50 Nga DOSJA
“Dalin si Loli me Colin”, Rama i përgjigjet Bashës: 60

TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili deklaroi tri ditë më parë se kapacitetet e spitaleve janë të plotësuara. Rama e cilësoi kryedemokratin si “Loli” dhe Coli. (referuar historisë së dy bujqërëve që i ankoheshin Beut në Myzeqe. Ishin të ngjashëm, saqë Beu nuk i dallon kush ishte Loli dhe Coli).

Kryeministri tha se vetëm sot po instalohen 60 respiratorë të rinj. “Dalin ata si Loli me Colin, del Loli del dhe Coli. Kapacitetet e spitaleve janë plotësuar në vetëm 1/4. Vetëm tani që flasim po instalohen 60 respiratorë të rinj. Jemi në një hap me të tjerët, doli plazma e gjakut në Itali, morëm mjekët italianë menjeherë këtu. Të ishte COVID-i kur ishin ata, do shihnim çdo shihnim.”-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Task-Forcën e ngritur nga qeveria për të siguruar zbatimin e vendimit për maskat. Rama tha se ky rrjet inspektorësh nuk ka lidhje me gjobat, dhe shtoi se vendimi për maskat duhet zbatuar për të shmangur një karantinë të dytë që do të ishte fatale.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama loli dhe coli lulzim basha task forca per maskat edi rama loli dhe coli lulzim basha task forca per maskat

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 09:43

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se fitorja e Opozitës së Bashkuar,ë shtë e garantuar kundrejt atyre ‘...