Politike

20 Tetor 2020, 09:43 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se fitorja e Opozitës së Bashkuar,ë shtë e garantuar kundrejt atyre ‘pesë njerëzve që po e grabisin Shqipërinë’, siç e perifrazoi ajo maxhorancën. Në një konferencë për gazetarët, e pyetur në lidhje me listat dhe me aleatët që do të pranojnë në lista, Kryemadhi tha se ajo që është e panegociueshme është logoja e LSI-së. Përsa i përket Kodit Zgjedhor, Kryemadhi tha se këto janë vetëm taktika elektorale të kryeministrit Edi Rama dhe se këto gjëra sipas saj, ‘thejsht lehtësojnë hallexhiun, por nuk ndryshon votat në kutinë e votimit.’

E pyetur nëse të rintjë e LSI-së do të zënë poste politike, apo do të vijohetm e të njëjtat fytyra, Kryemadhi tha se një prej arsyeve që ‘hungërin’ Rama është arritja e të rinjve të LSI-së.

“Përsa i përket Kodit Zgjedhor është vetëm një taktikë e Ramës.  Jemi përballur me taktikat elektorale të Ramës, nëse i mbani mend ndryshimet. Taktikat elektorale thjesht lehtësojnë hallexhiun, por nuk ndryshon votat në kutinë e votimit,”– tha ajo.

Pjesë nga pyetjet

Pyetje: A jeni e gatshme të pranoni në listat e LSI edhe aleatë të tjerë të opozitës? Nëse po, cilët janë?
Kryemadhi: Nuk e kemi diskutuar këtë gjë, por e theksoj që simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit. Është e panegociueshme çështja e logos. Pastaj se si ne do të procedojmë me partnerin opozitar, kjo është në një fazë të dytë. Grupet e punës nga partitë opozitare janë përfshirë në ristrukturim. Si fuqia e dy koalicioneve zgjedhore, si fuqia e një të tërë, të gjitha bashkë janë fuqia e opozitës. LSI sjell sot një risi për angazhimin e grave e vajzave në politikë, si dhe të rinjve e të rejave. 25 prilli do të jetë ndarja përfundimtare, çdo ditë po i vjen fundi gjithë kësaj neverie. Angazhimi ynë maksimal është përgjegjësi përballë qytetarëve tanë.

Pyetje: Nëse fitoni, a do zënë të rinjtë poste politike, apo do vazhdohet me të njëjtat fytyra?
Kryemadhi: Edhe në një familje stafeta është pjesë biologjike e kujtdo nga ne, e njëjta gjë është edhe në politikë. LSI është një nga partitë që ka mbijetuar më gjatë dhe është e vetmja që votat vijnë duke iu rritur me 20-30,%, që nga dita e krijimit të saj, dhe kjo falë të rinjve. Flet vetë zgjedhja e Kejdi Mehmetajt 20 vjeçe deputete, që kanë arritje në Parlament më shumë se ministrat tanë, por edhe Gjosha, Caka, Braimllari, që e kanë nisur karrierën politike që në bankat e shkollës. Një nga arsyet pse hungërin Rama sot është edhe rritja e LSI. Rama nuk ka asnjë ëndërr, sepse është peng. Çdo njeri që në politikë e ndjen veten peng, duhet të largohet. Ndaj dhe vetë politika e LSI sot është shtrirja, zgjerimi. Pasuria më e madhe e LSI sot janë të rinjtë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi 20 tetor 2020 monika kryemadhi monika kryemadhi 20 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 09:06

TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me padinë e depozituar nga Partia Demokratike për Lefter Kokën, në lidhje me çështjen...