Politike

S’kemi më nevojë për srategji kundër hashashit/ Ministri Lleshaj: Kanabisi nuk është më problem shqetësues për Sh

19 Tetor 2020, 21:14 Nga DOSJA
S’kemi më nevojë për srategji kundër hashashit/

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për fenomenin e kultivimit ku ka thënë se fjala kanabizim është e tepruar pasi norma e kultivimit është në nivelin e një vendi normal. I ftuar në Euroneës ka thënë se Shqipëria është i vetmi vend që i nënshtrohet një monitorimi nga një palë e tretë siç është Italia. Ndër të tjera Lleshaj theksoi se, Shqipëria nuk ka më nevojë për një strategji kombëtare për kanabisin, por foli për nevojën e një strategjie kundër drogës në përgjithësi.

“Kanabisi nuk është më një problem shqetësues në Shqipëri, kanabisi është një problem në Shqipëri siç është një problem në çdo vend tjetër normal sot. Është afruar shumë me parametrat normal. Raporti i fundit i KE thotë se Shqipëria është i vetmi vend që i nënshtrohet një monitorimi nga një palë e tretë siç është Italia. Këtë vit janë kapur vetëm 900 kg në Itali për vitin 2020. Ka një numër më të madh të asgjësuar bimësh. Në këtë fushë sa më shumë të kontrollosh gjasat janë për të gjetur. Policia thotë se nuk ka nevojë për një strategji kombëtare kundër kanabisit. Ndërsa për drogën në tërësi ka nevojë për një strategji kombëtare dhe ne po punojmë në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Shëndetësisë. Policia tashmë e ka fituar kontrollin e plotë mbi territorin”,- tha ai.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2020, 20:47

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se për çështjen e inceneratorëve në Shqipëri po merret një agjen...