Politike

“Po ti ndani lekët me shokë, nuk vjen njeri të investojë në Shqipëri”, Bushati replika të ashpra me Kokën: Kush ësh

19 Tetor 2020, 21:24 Nga DOSJA
“Po ti ndani lekët me shokë, nuk vjen njeri të

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se të huajt nuk duan të investojnë në Shqipëri. Ndërsa përgjigje për deklaratën e bërë në emisionin “Open” ia dha analisti Andi Bushati, i cili e akuzoi për korrupsion. Sipas Bushatit, të huajt nuk vijnë për të investuar në Shqipëri pasi e dinë që paratë e tyre do të përfundojnë në parajsa fiskale.

PJESË NGA DEBATI:

Lefter Koka: Kush vjen i huaj këtu me investuar, mirë që iu mbush mendja disave për të investuar.

Andi Bushati: Po të qeverisni siç qeverisni ju nuk vjen njeri. Sepse u bë tender ndërkombëtar por nuk erdhi asnjeri.

Lefter Koka: Ore ju garantoj të vazhdojnë këta kështu siç po vazhdojnë dhe këtu jo vetëm invesitori i huaj vjen, të gjitha raportet janë të bollshme, më thuaj çfarë nuk godasin këta.

Andi Bushati: Po t’i ndani lekët me shokët ju, e t’i çoni në parajsa fiskale, nuk ka budalla të vij të konkurroj këtu jo.

Lefter Koka: Ore po të flasësh sipas idesë, por të flasësh me fakte, zotërinjtë e bënë, më shumë se kaq nuk kanë çfarë të bëjnë. E dërguan tek prokuroria do të shkojnë faktet atje, po të paktën të dalin njëherë dh të thonë ndjesë.

Andi Bushati: Unë ndërhyra për një gjë, tha u bë një tender ndërkombëtar, por dua të theksoj që u bë një tender ndërkombëtar dhe nuk erdhi asnjeri.

(k.m.dosja.al0

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati lefter koka andi bushati lefter koka

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2020, 20:47

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se për çështjen e inceneratorëve në Shqipëri po merret një agjen...