Politike

Bëri DENONCIMIN në Polici/ Këlliçi: Punonjësit e landfilldit të Sharrës na ndoqën me makina private, i mbaj mend targat

19 Tetor 2020, 21:20 Nga DOSJA
Bëri DENONCIMIN në Polici/ Këlliçi: Punonjësit e

TIRANË– Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi ka folur lidhur me përplasjen e tij dhe të koleges Ina Zhupa me banorët dhe punonjësit e landfillit ta Sharrës. I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Këlliçi tha se nuk kanë tentuar në asnjë moment që të futen në brendësi të landifllit por që fillimisht janë penguar nga disa punonjës. Ndërsa më pas sipas tij janë ndjekur me makina, të cilët i kanë denoncuar në polici, pasi u mbanin mend targën. 

“Nuk kemi tentuar që të futemi me forcë në Landfill. Ka patur një punonjës që na thotë futuni, u kemi thënë patjetër të mbarojmë deklaratën dhe të filmojmë malin me plehra. Jemi larguar në zonën e Kombinatin, na kanë gjëmuar me makina personale të cilët targat, i mbaj mend i kemi referuar në policinë e Tiranës. 30 minuta më pas jemi kthyer, për të bërë deklaratën tonë sërish jemi refuzuar, kemi hasur punonjësit me jelek të verdhë dhe nuk kemi mundur që të japim atë deklaratë. E gjitha ka përfunduar ditën e djeshme ku dje kemi bërë kallëzimin penal në drejtorinë e policinë, për agresion nga ana e punonjësve për të dhënë një deklaratë. Nëse nuk kemi të bëjmë me një aferë, pse gjithë kjo dhunë për të ndaluar dy opozitarë të bëjë deklaratën. Nëse u gënjej le të më kallëzojnë për shpifje. E gjithë kjo tentativë bëhet për të fshehur një aferë shumë të madhe korruptive, persona pa eksperiencë, që kanë hapur kompanitë 24 orë para se të bëhen pjesë e garës kanë fituar tenderin 128 mln euro. Nuk bën sens që dikush që ka punuar kamerier, brenda 6 vitesh të fitojë një tender 128 mln euro. Në Elbasan, pronare është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit. Në Fier kanë gjetur një kompani fiktive italiane, që ka fituar procedurën dhe më pas kjo kompani ia shet Zotës,“-tha Këlliçi.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belind kelliçi frpd landfilli i sharres belind kelliçi frpd landfilli i sharres

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2020, 20:47

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se për çështjen e inceneratorëve në Shqipëri po merret një agjen...