‘Pusho se do të nxjerr bojën’/ Ahmetaj përplaset me Bardhin: Kur bëra aksidentin me Klodian Mërtirin s’isha ministër
19 Tetor 2020, 22:18Nga DOSJA
TIRANË– Ministri Arben Ahmetaj shpjeguar aksidentin rrugor në të cilin ai është përfshirë, ndërsa ka qenë në automjet së bashku me Mirel Mërtirin por edhe akuzat për përfitime nga kontratat e inceneratorëve.
Përmes një ndërhyrje në telefonike në emisionin “Opinion”, është përplasur me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, i cili tha se Ahmetaj në konflikt interesi ka qenë në makinë me bashkëjetuesin e Stela Gugalla, vajza që ka qenë administratore e inceneratorit të Elbasanit. Ahmetaj është shprehur se kur ka bërë aksident nuk ka qenë ministër.
“Jam në makinë, kam qenë dhe do jem në makinë me të paktën 500 biznesmenë. Personi që përmendni nuk është kontraktor dhe unë nuk bëj procedurë. Për më tepër nuk kam qenë ministër kur jam aksidentuar.”
Ndërkohë mes Ahmetajt dhe Bardhit nuk kanë munguar retorikat. Bardhi iu drejtua Ahmetajt me shprehjen: Nuk do t’i gëzosh lekët e shqiptarëve, ndërsa Ahmetaj iu përgjigj: “Pusho se do të nxjerr bojën”!
Debati i plotë në studio:
Fevziu: Si e kishte emrin personi?
Enkelejd Alibeaj: Klodian Mërtiri
Gazment Bardhi: Ishte bashkëjetuesi i pronares së…
Arben Ahmetaj: Po, i thuaj të pushojnë. E para janë dy investime publike për Elbasanin dhe Fierin. Në procedurë vendimi për shpallje emergjence, e kanë lënë ata. Gazment Bardhi: Pusho more.
Arben Ahmetaj: Pusho ti. Pusho se të tregova çfarë ke marrë nga zura e *nuk dëgjohet mirë. Do vij në emision që të të nxjerr bojën. Janë dy investime publike që i kalojnë shtetit në fund të pagesës. Merri dhe çoji në Elbasan që të shohin që punon. Ik dhe kujto erën e plehrave. E treta, Ministria e Financave është autoriteti fiskal që merret me qëndrueshmërinë fiskale. E bën autoriteti kontraktor dhe krijon një grup që del në konkluzion që është më e përshtatshme që të bëhet koncesion. Do vij edhe tek makina
Gazment Bardhi: E mban mend Hermesin ti. Se u fshehe në vitin 2005.
Arben Ahmetaj: Blendi thuaji që të pushojnë pak goret. Është marrë vendimi i duhur. Shut up! Se ia shpife gjithë dynjasë. Do jem në makinë me 500 biznesmenë. Me Sallillarin kam udhëtuar, me Avni Ponarin etj. S’ka kon
flikt interesi. Ai nuk është kontraktor, unë s’bëj procedurë. Shut up! Ia shpife dynjasë. Gjeji more lekët se ti kam falur.
Gazment Bardhi: Ti nuk do i gëzosh lekët. Zero lekë. Do i kthesh kokërr më kokërr.
Këta e bëjnë me qëllim. Inceneratori i Tiranës paguan për shërbimin. Nuk paguhet ndërtimi por shërbimi. Asnjë cent për ndërtimin.
Fevziu: Paguan për plehrat apo shërbimin?
Arben Ahmetaj: Dole blof!
Gazment Bardhi: Ke për detyrë të verifikosh çdo lekë që del.
Arben Ahmetaj: Do t’ ju nxjerr dhe kontratat
Gazment Bardhi: Hajde me valixhe!
(A.K;F.G/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se të huajt nuk duan të investojnë në Shqipëri. Ndërsa përgjigje për deklaratën e bërë në emisionin...
TIRANË- Ministrja për Shtetin në qeverinë Rama, Elisa Spiropali ëjstë përlasur me ish-drejtoreshën Tatimeve Briseida Shehaj, në lidhje me Rafinerinë e Bal...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për fenomenin e kultivimit ku ka thënë se fjala kanabizim është e tepruar pasi norma e kultivimit ësh...
TIRANË– Gazatari Mentor Kikia është nxehur me përfaqësuesit e PD-së, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibej. Gjatë emisionit “Opinion”, Kikia...
Politike19 Tetor 2020, 20:47
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se për çështjen e inceneratorëve në Shqipëri po merret një agjen...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i tij në PD nëse ...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur pyetje lidhur me kompanitë e inceneratorëve në vendin tonë. Në fjalën e saj në ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se inceneratori i Elbasanit në 3 vite, ka punuar vetëm 22 ditë.I ftu...