Politike

Rreth 3000 gjoba për ata që dolën pa maska në rrugë, Lleshaj mesazh qytetarëve: Policia është e detyruar nga ligji

19 Tetor 2020, 17:48 Nga DOSJA
Rreth 3000 gjoba për ata që dolën pa maska në rrugë,

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar respektimin e masës për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura nga qytetarët. Kur në vetëm 4 ditët e para të hyrjes në fuqi të aktit normativ janë gjobitur në total 2811 “të pabindur”, Lleshaj shkruan se Policia është e detyruar nga ligji për të kërkuar zbatimin e kësaj mase.

“Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19. Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës. Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë,”– shkruan Lleshaj.

Që prej të enjtes së shkuar, maska është vendosur që të mbahet me detyrim edhe në ambientet e hapura për të shmangur një mbyllje të dytë nga pandemia e koronavirusit. Të gjithë ata që kapen në shkelje do të gjobiten me 3 mijë lekë të reja, dhe nëse kapen në përsëritje, do të duhet të paguajnë 5 mijë lekë të reja. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbajtja e maskave me detyrim sander lleshaj mbajtja e maskave me detyrim sander lleshaj

Sondazh

Poll