Politike

Ngrihen tonet Presidencë-Kryeministri/ Meta thirrje: Trego urgjent kush të mban peng. Rama përgjigjet me ironi: Ilir, je thje

19 Tetor 2020, 15:41 Nga DOSJA
Ngrihen tonet Presidencë-Kryeministri/ Meta thirrje: Trego urgjent kush

TIRANË– Konferenca për shtyp e presidentit të Republikës, Ilir Meta ka ndezur sërish debatin në distancë me kryeministrin Edi Rama. Përballë gazetarëve dhe i pyetur nga këta të fundit, Meta ka sulmuar kreun e qeverisë, të cilit i ka kërkuar që të tregojë se kush e ka marrë peng.  Duke mos e përmendur as me emër, Meta e krahasoi Ramën me Izet Begoviçin (opozitar në Bosnje- Hercergovinë), duke i kërkuar me ngulm një emër.

“Atij zotërisë, i them, bëj atë që bëri Izet Begoviç (opozitar i Bosnjes), kur e morën peng, thuaj që jam peng dhe vazhdo punën tënde! Se këtë popull nuk e merr dot njeri peng,”-u shpreh kreu i shtetit. Duke marrë parasysh faktin që Meta nuk përmendi emër, fillimisht mesazhi u kuptua se ishte për kryedemokratin Lulzim Basha, por u sqarua nga vetë presidenca se ishte vetëm për kryesocialistin.

Ky i fundit nuk priti shumë, dhe vetëm disa minuta pas konferencës së Metës, iu përgjigj deklaratave të presidentit Ilir Meta duke e cilësuar si “komandantin e LSI-së” që s’përfaqëson dot asgjë dhe askënd.

Mesazhit të Ramës iu përgjigj zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi që “këshilloi” kryeministrin që të mos fliste për Kushtetutën që sipas tyre e kishte shkelur që në vitin 2008. Në fund mesazhi mbyllet me kërkesën për reflektim urgjent. Ndërkohë që mesazhin e fundit nga institucioni pak metra larg Kryeministrisë, Rama ende s’i ka kthyer përgjigje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati rama-meta edi rama ilir meta debati rama-meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll