Aktualitet

“Vijnë këtu për t’u tallur”/ Revolta e gruas në Ballsh: Monika tha e kam portofolin bosh… Kryemadhi nxjerr VIDEOJ: K

19 Tetor 2020, 10:22 Nga DOSJA
“Vijnë këtu për t’u tallur”/ Revolta e gruas

BALLSH– Greva e naftëtarëve në Ballsh është përfshirë në vorbullën e “përplasjeve politike”. Disa ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkoi pranë grave greviste, që kanë zënë vendin e burrave që kanë lënën në mes misionin e tyre për shkak të komplikacioneve shëndetësore, duke u premtuar se do të ndihmonte në zgjidhjen e problematikave të tyre.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, një prej zonjave ka folur për mediat dhe është shprehur se deputetët vijnë për t’u tallur, duke përfshirë edhe  kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila sipas saj u kishte rrëfyer se e kishte portofolin bosh.

Pas publikimit të intervistës, ka reaguar vetë Kryemadhi, e cila ka publikuar pamjen e dhomës ku gratë po zhvillojnë grevën, në të cilën zonja në video nuk shfaqet askund. Menjëherë Kryemadhi ka identifikuar dhe “sulmuesit” të saj, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Ballëshit, të cilët sipas saj por përdorin gratë e Fierit për të kryer sulme politike. Ndërkohë që është publikuar edhe videoja e një grevisteje tjetër, e cila pranon me zë dhe figurë, se gruaja që doli në media nuk është pjesë e tyre.

Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë hyrë në një grevë urie prej 22 ditësh, ndërsa prej 5 ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre. Grevistët kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e 9 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës. Gjendja e tyre sa vete dhe rëndohet, ndërsa ata refuzuan edhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e grevës dhe nisjen e dialogut me qeverinë, por pa zgjidhje konkrete.

(k.m.F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve monika kryemadhi monika kryemadhi në ballsh greva e naftetareve monika kryemadhi monika kryemadhi në ballsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Tetor 2020, 09:51

TIRANË- Situatë e përkeqësuar me koronavirusin në shkollat e vendit. Tirana është qarku ku deri më tani, çdo ditë konfirmohen me dhjetëra mësuesë të...