Aktualitet

“Po kërkojmë që shtëpitë tona të rindërtohen”/ Banorët e Krujës në protestë: Na premtuan se do i rindërtonin der

19 Tetor 2020, 10:20 Nga DOSJA
“Po kërkojmë që shtëpitë tona të

KRUJË- Banorët e Krujës, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, kanë dalë ditën e sotme në protestë. Banorët duan të dinë nga bashkia, se kur do të fillojë shembja e banesave të dëmtuara dhe rindërtimi i tyre.

Ata sqarojnë se deri më tani kanë marrë një bonus qeraja, por qeveria u ka premtuar se deri në nëntor të 2020 do të futeshin në banesat e reja. Sipas tyre deri më tani kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi ka kaluar një vit dhe asnjë pallat nuk është shembur akoma.

Ne kemi probleme me shtëpinë, pasi nuk kemi asnjë lloj projekti, i vetmi qytet që nuk po fillon asnjë lloj gjëje. Banorët shprehen se nuk e përballojnë jetesën me qira, pasi qiraja është më e lartë se bonusi dhe ambientet për familje me shumë anëtarë është e vështirë që të gjenden. Ata thonë se janë detyruar që të ndahen, ku një pjesë e familjes jeton në një shtëpi dhe pjesa tjetër në një shtëpi tjetër. Fushë Kruja ka filluar, Thumana ka filluar, në nuk kemi asgjë as me kryetarin e Bashkisë, as me nënkryetarin. Si është e mundur që të fillojë Thumana dhe Fushë-Kruja dhe Kruja jo. Këtu ka diçka sepse këtu nuk ka asnjë projekt. Populli nuk del se ka frikë se i heqin bonusin a i heqin prej pune, nuk e di. Ne s’po kërkojmë as bukë as gjë, ne po kërkojmë shtëpiat që na i prishi. Nuk na i prishi shteti, por shteti ka marrë gjithë ato lekë nga bota, për çfarë i ka marrë, a i ka marrë me na i bë shtëpitë. Bonusin e qerasë e marrim, nuk kemi problem me të, po akoma nuk po fillojnë shtëpitë. Ose nuk na duan, ose e kanë inat Krujën, nuk e di se çfarë bëhet. Faji është i dy partive bashkë që u bashkuan dhe na bënë me Fushë-Krujën bashkë. Çfarë pune kishim ne me Fushë-Krujën bashkë, ishim mirë. Se është turp gjithë ky siklet, nuk ka një drejtues, gjithë ky qytet ka njerëz intelektual sa të duash, drejtora, nëndrejtora, të gjithë janë prej Fushe, asnjë nuk kemi krutanë. Turpi më i madh, gjithë ky qytet“, shprehet një banor për Report Tv.

Ndërsa një tjetër tha: “Kam shkuar në Bashki më ka pritur një gocë, e më tha që nuk ka ardhur kryetari Turbushi, po 15 ditë nuk vinte Turbushi këtu. Janë tallur se kë ka dashur me i dhënë para u ka dhënë sa ka dashur, e u ka dhënë milionat. Unë kam pasur jetima në shtëpi dhe nuk ka ardhur kush me më pa as jetimat, as ndihma s’më kanë dhënë. Asnjë rrugë zgjidhje nuk kam pasur”. 

Ndërkohë protestuesit takuan edhe sekretarin e Bashkisë Florind Cerhozi, i cili u kërkoi banorëve të bëjnë një kërkesë me shkrim, të cilën ai do t’ua referojë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, pasi rindërtimi varet nga ata. Ai u premtoi banorëve se banesat do të rindërtohen, aty ku ndodhen aktualisht.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e krujës në protestë rindertimi nga termeti i 26 nentorit banorët e krujës në protestë rindertimi nga termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Tetor 2020, 09:51

TIRANË- Situatë e përkeqësuar me koronavirusin në shkollat e vendit. Tirana është qarku ku deri më tani, çdo ditë konfirmohen me dhjetëra mësuesë të...