Sport

Mungoi në dekorimin nga presidenti Meta, “Bobi” Starova me Covid-19, karantinohet në shtëpi: E kisha të pamundur…

18 Tetor 2020, 13:06 Nga DOSJA
Mungoi në dekorimin nga presidenti Meta, “Bobi” Starova me

TIRANE – Ai nuk ishte në mes katër të përzgjedhurve të Partizanit nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për t’u dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”. Natyrshëm, shumë pyetën, pse nuk ishte në këtë ceremoni Sulejman Starova, në këtë ngjarje të shënuar për të, por dekoratën e mori e bija.

Arsyeja ishte e thjeshtë dhe e justifikuar. 65-vjeçari ishte karantinuar në shtëpi, sepse ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Madje vetë Starova, apo “Bobi” siç i thërrasin miqtë, ka sqaruar mungesën e tij në ekranin e “ABC”- së, por edhe në cerominë e dekorimit të tij nga Presidenti Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”.

“Jam pozitiv me Covid-19. E kisha të pamundur të lëvizja për të marrë pjesë në ceremoni. Bashkë me bashkëshorten po qëndrojmë në izolim, pasi edhe ajo është pozitive. Tani jam mirë, por ditët e para kaq qenë e vështirë, me kollë dhe temperaturë.

Veçanërisht katër ditë kam pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje muskujsh në gjithë trupin. E fillova shpejt kurën, para se të bëja tamponin sepse bëra skaner. Aty dolën pikat e bardha që ishin fillimi Covid-19. Pas tri ditësh kurimi, më erdhi përgjigja që isha pozitiv. Menjëherë nisa me “bombardim” ilaçesh: serum-antibiotik hollues gjaku vitamina c+d… Kjo më ndihmoi që ta merrja veten”, ka rrëfyer Starova, duke justifikuar mungesën e tij në mjediset publike.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bobi covid-19 presidenti ilir meta sulejman starova titulli mjeshter i madh bobi covid-19 presidenti ilir meta sulejman starova titulli mjeshter i madh

Sondazh

Poll

Sport 18 Tetor 2020, 17:34

Valon Behrami rrëfen përjetimin e Covid-19…

ITALI – Futbollisti kosovar Valon Behrami, i cili ka luajtur për ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, ka qenë prej 22 personave në radhët e skuadrës së Xhenovas, të...

Sport 18 Tetor 2020, 16:26

Xhaka dhe Zhegrova, në karantinë…

ZVICER – Një nga ndeshjet më të shumëpritura të kampionatit zviceran, ajo mes Zyrihut dhe Bazelit, është anulluar pak orë përpara zhvillimit të saj. Shkak është...

Sport 18 Tetor 2020, 16:09

Aguerro “gjuan” gjyqtaren për një rivënie

BRITANI E MADHE – Manchester City rikthehet te fitorja në Premier League, por kjo nuk ka bërë të mundur që të qetësohen polemikat ndaj kësaj skuadre. Goli...

Sport 18 Tetor 2020, 16:08

Derbi Anamoravës mbyllet në barazim, 0-0!

KOSOVE – Vëmendja kryesore në mbyllje të javës së 6-të të Superligës së Kosovës ishte në derbin e Anamoravës në mes të Dritës dhe Gjilanit, që përfundoi pa gola...

Sport 18 Tetor 2020, 14:19

Dibala del hapur kundër Pirlos

ITALI – Nuk ka kaluar lehtë barazimi i Juventusit me Krotonen. Sipas mediave italiane është argjentinasi Paolo Dibala, ai i cili ka patur një debat të ash...

Sport 18 Tetor 2020, 14:29

VIDEO/ Broja shënon dy herë ndaj Den Hag

HOLANDE – Vërtet nuk arriti të shënojë në dy ndeshjet me përfaqësuesen ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, por Armando Broja vazhdon të tregojë një formë shumë të ...

Sport 18 Tetor 2020, 14:28

Trajneri i Cungu, i pakënaqur nga bojkoti…

LAÇ – Trajneri i kurbinasve, Armando Cungu, nuk e fshehur pakënaqësinë e tij për zgjatjen e bojkotit. Duke folur për RTSH pas miqësores me Skënderb...

Sport 18 Tetor 2020, 13:38

Covid-19 prek Lokomotivën, izolohet skuadra

ZAGREB – Ndërkohë që po lemë pas vjeshtën dhe i afrohemi dimrit, në mjediset rrotull, por edhe jashtë, gjithnjë e më tepër po përflitet për një valë të dytë të ...