Sport

Derbi Anamoravës mbyllet në barazim, 0-0!

18 Tetor 2020, 16:08 Nga DOSJA
Derbi Anamoravës mbyllet në barazim, 0-0!

KOSOVE – Vëmendja kryesore në mbyllje të javës së 6-të të Superligës së Kosovës ishte në derbin e Anamoravës në mes të Dritës dhe Gjilanit, që përfundoi pa gola edhe pse rastet nuk munguan. Takimi filloi mjaft mirë për kampionët në fuqi të Dritës që patën inisiativën, krijuan raste, por portieri Enea Koliqi i Gjilanit ishte i sigurt. Dy skuadrat deri në fund tentuan të merrnin tri pikë të plota, por e kishin të pamundur.

Takimi tjetër i sotëm, ishte ai midis Trepça ’89 dhe Feronikelit, ku skuadrat e mbyllën ndeshjen në barazimin 0-0 dhe ndanë nga një pikë midis tyre

Nikli e filloi mirë takimin, duke rrezikuar por goditjet e futbollistëve të saj ishin të pasakta. Trepça ’89 në pjesën e dytë ishte më kërkuese, por në fund të dyja skuadrat nuk rrezikuan shumë, duke u kënaqur kështu me nga një pikë.

Ndërkaq, të premten Ballkani ka mposhtur 4-2 Arbërin debutues, ndërkohë që të shtunën Prishtina fitoi 4-0 ndaj Besës, ku ish-sulmuesi i Skënderbeut, Oto Xhon, realizoi një hat-trik. Po dje edhe Drenica triumfoi 1-0 në transfertën ndaj Llapit që vazhdon me një formë të dobët.

Pas javës së 6-të të Superligës së Kosovës, renditjen e udhëheq Ballkani me 16 pikë, i ndjekur nga Drita me 10 pikë pas 4 ndeshjesh, Gjilani me 9, Prishtina, Arbëria, Drenica me nga 8, Trepça 7, Feronikeli 6, Besa 3 dhe tabelën e mbyll Llapi me 1 pikë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arberia ballkani drita feronikeli gjilani kosove llapi prishtina superliga trepca 89 arberia ballkani drita feronikeli gjilani kosove llapi prishtina superliga trepca 89

Sondazh

Poll

Sport 18 Tetor 2020, 14:19

Dibala del hapur kundër Pirlos

ITALI – Nuk ka kaluar lehtë barazimi i Juventusit me Krotonen. Sipas mediave italiane është argjentinasi Paolo Dibala, ai i cili ka patur një debat të ash...

Sport 18 Tetor 2020, 14:29

VIDEO/ Broja shënon dy herë ndaj Den Hag

HOLANDE – Vërtet nuk arriti të shënojë në dy ndeshjet me përfaqësuesen ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, por Armando Broja vazhdon të tregojë një formë shumë të ...

Sport 18 Tetor 2020, 14:28

Trajneri i Cungu, i pakënaqur nga bojkoti…

LAÇ – Trajneri i kurbinasve, Armando Cungu, nuk e fshehur pakënaqësinë e tij për zgjatjen e bojkotit. Duke folur për RTSH pas miqësores me Skënderb...

Sport 18 Tetor 2020, 13:38

Covid-19 prek Lokomotivën, izolohet skuadra

ZAGREB – Ndërkohë që po lemë pas vjeshtën dhe i afrohemi dimrit, në mjediset rrotull, por edhe jashtë, gjithnjë e më tepër po përflitet për një valë të dytë të ...

Sport 17 Tetor 2020, 20:13

Superiorja, miqësore në vend të kampionatit

Ndërsa këtë javë pritej të luheshin ndeshjet e javës së 6-të, bojkoti i Ligës Profesioniste, edhe këtë fundjavë do të vazhdojë. Skuadrat e kategorisë Superiore,...

Sport 17 Tetor 2020, 19:38

Karabeci pretendon 100 mln. lekë nga Tirana

TIRANE – Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së është një ndër komisionet më të zëna me punë, thuajse gjatë gjithë vitit. Janë bërë të modës rastet, mad...

Sport 17 Tetor 2020, 17:18

Zyrtare, Muçi edhe një vit bardheblu

TIRANE – Më në fund është zgjidhur edhe telenovela e Ernest Muçit te Tirana. Skuadra bardheblu me sa duket ka arritur ta bindë talentin e saj të sulmit p...

Sport 17 Tetor 2020, 16:56

Video/ Milano është kuqezi, vendos Ibrahimoviç

ITALI – Ashtu siç parashikohej, ka qenë spektakolar që në fillim derbi i Madonninës, mes Interit dhe Milanit. Kuqezinjtë të udhëhequr nga Ibrahimovi&cced...

Sport 17 Tetor 2020, 14:46

Superliga nis javën e ardhshme?

TIRANE – Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, ulja në tryeze e drejtuesve të Ligës Profesioniste dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, është një she...