Sport

Van Dajk rrezikon sezonin, “The reds” në ankth

18 Tetor 2020, 14:04 Nga DOSJA
Van Dajk rrezikon sezonin, “The reds” në ankth

ANGLI – Liverpuli tani e ka harruar derbin ndaj Evertonit. Madje edhe barazimin 2-2 në “Goodison Park”, në një përballje, ku nuk munguan as polemikat për një gol të anuluar në pozicion jashtë loje milimetrik për “the reds”. Trajneri Jurgen Klop tani është i shqetësuar për fatin e mbrojtësit kryesor të tij, Virxhil Van Dajkl.

Holandezi ra viktimë e një ndërhyrjeje brutale nga ana e portierit Xhordan Pikford, i cili në minutën e 11-të të takimit ndërhyri me të dy këmbët mbi mbrojtësin dhe e la atë të dëmtuar, ndonëse gjyqtari ndali lojën për një pozicion jashtë loje të Van Dijk.

Mbrojtësi i Liverpulit la menjëherë fushën e lojës, i zëvendësuar nga Gomez, ndërsa në kampin e “the reds” i tremben shumë një dëmtimi të ligamenteve të kryqëzuara të gjurit, që do ta mbante atë jashtë fushe të paktën 6-7 muaj. Gjithsesi shkalla e dëmtimit të Van Dajkut pritet të konfirmohet vetëm pasi të jenë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Nëse konfirmohen dyshimet, atëherë mbrojtësi holandez pritet të humbë pjesën më të madhe të sezonit dhe të rikthehet vetëm në maj për kampionatin europian të futbollit.

Kjo do të ishte fatale për kampionët në fuqi të Premier League, të cilët kanë treguar se pa Van Dajk në fushë janë një skuadër e brishtë, që pëson shumë gola dhe e ka të pamundur të qëndrojë në nivele të larta.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angli everton liverpul the reds vixhil van dajk angli everton liverpul the reds vixhil van dajk

Sondazh

Poll

Sport 18 Tetor 2020, 13:38

Covid-19 prek Lokomotivën, izolohet skuadra

ZAGREB – Ndërkohë që po lemë pas vjeshtën dhe i afrohemi dimrit, në mjediset rrotull, por edhe jashtë, gjithnjë e më tepër po përflitet për një valë të dytë të ...

Sport 17 Tetor 2020, 20:13

Superiorja, miqësore në vend të kampionatit

Ndërsa këtë javë pritej të luheshin ndeshjet e javës së 6-të, bojkoti i Ligës Profesioniste, edhe këtë fundjavë do të vazhdojë. Skuadrat e kategorisë Superiore,...

Sport 17 Tetor 2020, 19:38

Karabeci pretendon 100 mln. lekë nga Tirana

TIRANE – Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së është një ndër komisionet më të zëna me punë, thuajse gjatë gjithë vitit. Janë bërë të modës rastet, mad...

Sport 17 Tetor 2020, 17:18

Zyrtare, Muçi edhe një vit bardheblu

TIRANE – Më në fund është zgjidhur edhe telenovela e Ernest Muçit te Tirana. Skuadra bardheblu me sa duket ka arritur ta bindë talentin e saj të sulmit p...

Sport 17 Tetor 2020, 16:56

Video/ Milano është kuqezi, vendos Ibrahimoviç

ITALI – Ashtu siç parashikohej, ka qenë spektakolar që në fillim derbi i Madonninës, mes Interit dhe Milanit. Kuqezinjtë të udhëhequr nga Ibrahimovi&cced...

Sport 17 Tetor 2020, 14:46

Superliga nis javën e ardhshme?

TIRANE – Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, ulja në tryeze e drejtuesve të Ligës Profesioniste dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, është një she...

Sport 17 Tetor 2020, 15:07

Napoli shkatërron Atalantën, 4-1

ITALI – Napoli ka treguar një formë të shkëlqyer në këtë javë të Serisë A, ku shkatërrroi 4-1 Atalantën në shtëpinë e tij. Dopieta e Lozanos në minutat 23...

Sport 17 Tetor 2020, 14:32

Nuk ka fitues në derbin e Liverpulit…

ANGLI – Ka qenë një derbi me shumë emocione në Premier League, mes Evertonit dhe Liverpulit. Ka patur gjithçka brenda këtyre 90 minutave në këtë takim, p...