Sport

Superiorja, miqësore në vend të kampionatit

17 Tetor 2020, 20:13 Nga DOSJA
Superiorja, miqësore në vend të kampionatit

Ndërsa këtë javë pritej të luheshin ndeshjet e javës së 6-të, bojkoti i Ligës Profesioniste, edhe këtë fundjavë do të vazhdojë. Skuadrat e kategorisë Superiore, por edhe ato të Kategorisë së Parë, këtë boshllëk janë përpjekur ta mbushin me takime miqësore për të ruajtur përgatitjet dhe mbajtur në tonus skuadrat. Këtë të shtunë, u zhvilluan tri takime miqësore.

Në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, skuadra krutane e Kastriotit u përball me fierakët e Apolonisë, takim ky që përfundoi në barazim 1-1. Fillimisht ishin fierakët ata që kaluan në epërsi në minutën e 23-të, rezultat që u barazua pas 7 minutash nga Da Silva.

Në stadiumin “Selman Stërmasi”, bardheblutë e Tiranës u ndeshën me skuadrën e Besës së Kavajës që luan në Kategorinë e Parë. Kryeqytetasit arritën të fitojnë me rezultatin minimal 1-0, ku autor i golit të fitores ishte sulmuesi ganez Danso, i sapo ardhur në radhët e bardhebluve të Tiranës.

Ndërkohë, skuadra verilindore e Kukësit preferoi një ndeshje brenda shtëpisë, me skuadrën U-21 që do të drejtohet nga Rahman Hallaçi. Të përzgjedhurit e trajnerit Skënder Gega patën epërsi dhe fituan me rezultatin 4-0.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apolonia e fierit besa e kavajes kastrioti i krujes kategoria e pare kukesi liga profesioniste miqesore superliga tirana apolonia e fierit besa e kavajes kastrioti i krujes kategoria e pare kukesi liga profesioniste miqesore superliga tirana

Sondazh

Poll

Sport 17 Tetor 2020, 19:38

Karabeci pretendon 100 mln. lekë nga Tirana

TIRANE – Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së është një ndër komisionet më të zëna me punë, thuajse gjatë gjithë vitit. Janë bërë të modës rastet, mad...

Sport 17 Tetor 2020, 17:18

Zyrtare, Muçi edhe një vit bardheblu

TIRANE – Më në fund është zgjidhur edhe telenovela e Ernest Muçit te Tirana. Skuadra bardheblu me sa duket ka arritur ta bindë talentin e saj të sulmit p...

Sport 17 Tetor 2020, 16:56

Video/ Milano është kuqezi, vendos Ibrahimoviç

ITALI – Ashtu siç parashikohej, ka qenë spektakolar që në fillim derbi i Madonninës, mes Interit dhe Milanit. Kuqezinjtë të udhëhequr nga Ibrahimovi&cced...

Sport 17 Tetor 2020, 14:46

Superliga nis javën e ardhshme?

TIRANE – Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, ulja në tryeze e drejtuesve të Ligës Profesioniste dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, është një she...

Sport 17 Tetor 2020, 15:07

Napoli shkatërron Atalantën, 4-1

ITALI – Napoli ka treguar një formë të shkëlqyer në këtë javë të Serisë A, ku shkatërrroi 4-1 Atalantën në shtëpinë e tij. Dopieta e Lozanos në minutat 23...

Sport 17 Tetor 2020, 14:32

Nuk ka fitues në derbin e Liverpulit…

ANGLI – Ka qenë një derbi me shumë emocione në Premier League, mes Evertonit dhe Liverpulit. Ka patur gjithçka brenda këtyre 90 minutave në këtë takim, p...

Sport 17 Tetor 2020, 11:48

Mesi zbulon taktikën e tij të re

SPANJE – Lionel Messi mbetet ende në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për lëvizjen dhe zërat e merkatos, por për mënyrën e lojës dhe atë që ai jep në fushë. Ed...