Sport

Video/ Milano është kuqezi, vendos Ibrahimoviç

17 Tetor 2020, 16:56 Nga DOSJA
Video/ Milano është kuqezi, vendos Ibrahimoviç

ITALI – Ashtu siç parashikohej, ka qenë spektakolar që në fillim derbi i Madonninës, mes Interit dhe Milanit. Kuqezinjtë të udhëhequr nga Ibrahimoviç, kryesojnë 45 minutat me shifrat 2-1. Në fillim me një penallti dhe më pas me aksion pas asistit të Leaos, Zllatan Ibrahimoviç ka arritur të çojë në dhomat e zhveshjes kuqezinjtë në avantazh.

Nga krahu tjetër nuk ka munguar edhe reagimi zikaltër, por presionet e shumta janë konkretizuar me vetëm një gol, atë të Lukakut. Edhe pjesa e dytë u zhvillua me ritëm të lartë nga të dyja kuadrat, por ishte e pamundur që shifrat e takimit te ndryshonin. Gjithçka mbyllet me shifrat e pjesës së parë, duke i dhënë mundësinë Milanit të fitojë një derbi pas 4 vitesh. Kuqezinjtë janë me 12 pikë të plota pas katër javësh në krye të Serisë A.

Inter (3-4-1-2): Handanoviç; D’Ambrosio, De Vraj, Kolarov; Hakimi, Vidal, Brozoviç, Perishiç; Barela; Lautaro Martinez, Lukaku. Trajner: A. Konte

Milan (4-2-3-1): Donaruma; Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez; Kesi, Benaser; Selemakers, Çalhanollu, Leao; Ibrahimoviç. Trajner: S. Pioli.

Shënues: Lukaku 29’/Ibrahimoviç 13′, 16′

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 17 Tetor 2020, 14:46

Superliga nis javën e ardhshme?

TIRANE – Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, ulja në tryeze e drejtuesve të Ligës Profesioniste dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, është një she...

Sport 17 Tetor 2020, 15:07

Napoli shkatërron Atalantën, 4-1

ITALI – Napoli ka treguar një formë të shkëlqyer në këtë javë të Serisë A, ku shkatërrroi 4-1 Atalantën në shtëpinë e tij. Dopieta e Lozanos në minutat 23...

Sport 17 Tetor 2020, 14:32

Nuk ka fitues në derbin e Liverpulit…

ANGLI – Ka qenë një derbi me shumë emocione në Premier League, mes Evertonit dhe Liverpulit. Ka patur gjithçka brenda këtyre 90 minutave në këtë takim, p...

Sport 17 Tetor 2020, 11:48

Mesi zbulon taktikën e tij të re

SPANJE – Lionel Messi mbetet ende në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për lëvizjen dhe zërat e merkatos, por për mënyrën e lojës dhe atë që ai jep në fushë. Ed...

Sport 17 Tetor 2020, 11:29

Ceferin: Europiani do të ndryshojë formulë

SPANJE – Pandemia ka kushtëzuar jetesën në të gjitha format e saj. Futbolli, një aktivitet kaq publik dhe popullor, sigurisht mbetet një ndër më të prekurit e k...

Sport 17 Tetor 2020, 11:19

Sot, në orën 18:00, derbi Inter-Milan

ITALI – Mbrëmjen e sotme në Itali zhvillohet një nga ndeshjet më të mëdha të historisë së futbollit italian, siç është “Derbi i Madonninës”, apo derbi i ...

Sport 17 Tetor 2020, 10:17

Muçi, ngërci bardheblu i rinovimeve…

TIRANE – Ernest Muçi është një ndër lojtarët më të talentuar, që u aktivizua vitin e shkuar shumë pak te skuadra bardheblu. Pavarësisht akvitizimit të pa...