Sport

Trajneri i Cungu, i pakënaqur nga bojkoti…

18 Tetor 2020, 14:28 Nga DOSJA
Trajneri i Cungu, i pakënaqur nga bojkoti…

LAÇ – Trajneri i kurbinasve, Armando Cungu, nuk e fshehur pakënaqësinë e tij për zgjatjen e bojkotit. Duke folur për RTSH pas miqësores me Skënderbeun, shkodrani ndërsa ka deklaruar se te Laçit askush nuk e ka vendin të sigurtë, është shprehur se bojkoti i ka dëmtuar skuadrat që ishin pjesëmarrëse në kupat e Europës, pasi ndërprerja për kaq kohë ka prishur punë, duke ulur ritmin e lojtarëve.

 “Lojtarët e ardhur nuk duhet të kujtojnë se duke qenë i ardhur në merkato, duhet ta kenë dhuratë vendin, ata duhet të djersijnë e meritojnë. Kështu edhe ata që kanë qenë këtu. Pres më shumë nga të ardhurit në fund. Dua të shoh sa mund të besojmë te ata, sa gjendje reale kanë dhe ku mund të shkojnë mundësitë tona

Ata që kanë ardhur kanë pasur emër ku kanë qenë, presim më shumë se sa janë duke dhënë. Shpresojmë që të jenë në gjendjen sa më të mirë, se kampionati mund të rifillojë shpejt dhe s’ka kohë, duhet ta shoh që në ndeshjen e parë çfarë mund të bëjnë.

Për ekipet që kanë qenë pjesë në Europë, nuk ka ndikuar pozitivisht bojkoti. Ne që luajtëm ishim në formë, të karikuar dhe ishim në ritmin e duhur sa i përket ndeshjeve e rifillimit. Shtyrja e madhe ka ndihmuar ekipet e tjera por jo ne që ishim në Kupat e Europës”,- është shprehur trajneri Armando Cungu, i cili që nga sezoni i shkuar drejton skuadrën e Laçit.

B.T (Dosja.al)  

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando cungu kupa e europes laçi skuadra kurbinase trajneri cungu armando cungu kupa e europes laçi skuadra kurbinase trajneri cungu

Sondazh

Poll

Sport 18 Tetor 2020, 13:38

Covid-19 prek Lokomotivën, izolohet skuadra

ZAGREB – Ndërkohë që po lemë pas vjeshtën dhe i afrohemi dimrit, në mjediset rrotull, por edhe jashtë, gjithnjë e më tepër po përflitet për një valë të dytë të ...

Sport 17 Tetor 2020, 20:13

Superiorja, miqësore në vend të kampionatit

Ndërsa këtë javë pritej të luheshin ndeshjet e javës së 6-të, bojkoti i Ligës Profesioniste, edhe këtë fundjavë do të vazhdojë. Skuadrat e kategorisë Superiore,...

Sport 17 Tetor 2020, 19:38

Karabeci pretendon 100 mln. lekë nga Tirana

TIRANE – Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së është një ndër komisionet më të zëna me punë, thuajse gjatë gjithë vitit. Janë bërë të modës rastet, mad...

Sport 17 Tetor 2020, 17:18

Zyrtare, Muçi edhe një vit bardheblu

TIRANE – Më në fund është zgjidhur edhe telenovela e Ernest Muçit te Tirana. Skuadra bardheblu me sa duket ka arritur ta bindë talentin e saj të sulmit p...

Sport 17 Tetor 2020, 16:56

Video/ Milano është kuqezi, vendos Ibrahimoviç

ITALI – Ashtu siç parashikohej, ka qenë spektakolar që në fillim derbi i Madonninës, mes Interit dhe Milanit. Kuqezinjtë të udhëhequr nga Ibrahimovi&cced...

Sport 17 Tetor 2020, 14:46

Superliga nis javën e ardhshme?

TIRANE – Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, ulja në tryeze e drejtuesve të Ligës Profesioniste dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, është një she...

Sport 17 Tetor 2020, 15:07

Napoli shkatërron Atalantën, 4-1

ITALI – Napoli ka treguar një formë të shkëlqyer në këtë javë të Serisë A, ku shkatërrroi 4-1 Atalantën në shtëpinë e tij. Dopieta e Lozanos në minutat 23...

Sport 17 Tetor 2020, 14:32

Nuk ka fitues në derbin e Liverpulit…

ANGLI – Ka qenë një derbi me shumë emocione në Premier League, mes Evertonit dhe Liverpulit. Ka patur gjithçka brenda këtyre 90 minutave në këtë takim, p...