Sport

Nuk ka fitues në derbin e Liverpulit…

17 Tetor 2020, 14:32 Nga DOSJA
Nuk ka fitues në derbin e Liverpulit…

ANGLI – Ka qenë një derbi me shumë emocione në Premier League, mes Evertonit dhe Liverpulit. Ka patur gjithçka brenda këtyre 90 minutave në këtë takim, por pa dyshim episodi më kulmor ishte goli i anuluar në fund nga sistemi VAR për skuadrën e të kuqve. Si rrjedhojë, kjo ndeshje e shumë përfolur, u mbyll me shifrat e barabarta 2-2.

Liverpuli e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, teksa në minutën e 3-të shënoi me anë të Sadio Mane, që shfrytëzoi më së miri një pasim të Robertson. Megjithatë, në vazhdim të kuqtë pësuan një goditje, teksa humbën për arsye dëmtimi, mbrojtësin Van Dajk. Mungesa e holandezit u ndje menjëherë, pasi në minutën e 19-të, Kin, i ardhur nga mbrojtja, me kokë mposhti portierin Adrian. Në shifrat 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Salah në të 72-tën nuk gaboi në zonë dhe me të majtën mposhti Pikford. Por, të besuarit e Ançelotit nuk e kishin thënë fjalën e fundit dhe sërish me kokë gjetën rrugën e rrjetës, këtë herë me sulmuesin Kalvert-Levin, që fiksoi shifrat 2-2 të ndeshjes.

Everton mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Riçarlison, ndërsa Liverpuli festoi golin e tretë me Henderson, por më pas VAR anuloi gjithçka për shkak të një pozicioni jashtë loje të Mane duke fiksuar takimin në shifrat 2-2. Pas kësaj jave Everoni nuk njeh humbje dhe mbetet në kyre të klasifiimit me 13 pikë I ndjekur nga Liverpooli ne vendin e dytë me 10 pikë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport everton liverpool premier league everton liverpool premier league

Sondazh

Poll

Sport 17 Tetor 2020, 11:48

Mesi zbulon taktikën e tij të re

SPANJE – Lionel Messi mbetet ende në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për lëvizjen dhe zërat e merkatos, por për mënyrën e lojës dhe atë që ai jep në fushë. Ed...

Sport 17 Tetor 2020, 11:29

Ceferin: Europiani do të ndryshojë formulë

SPANJE – Pandemia ka kushtëzuar jetesën në të gjitha format e saj. Futbolli, një aktivitet kaq publik dhe popullor, sigurisht mbetet një ndër më të prekurit e k...

Sport 17 Tetor 2020, 11:19

Sot, në orën 18:00, derbi Inter-Milan

ITALI – Mbrëmjen e sotme në Itali zhvillohet një nga ndeshjet më të mëdha të historisë së futbollit italian, siç është “Derbi i Madonninës”, apo derbi i ...

Sport 17 Tetor 2020, 10:17

Muçi, ngërci bardheblu i rinovimeve…

TIRANE – Ernest Muçi është një ndër lojtarët më të talentuar, që u aktivizua vitin e shkuar shumë pak te skuadra bardheblu. Pavarësisht akvitizimit të pa...

Sport 17 Tetor 2020, 10:38

Përse presidenti Ilir Meta është tifoz i Celtic?

SKOCI – Prej më shumë se një viti presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta është shfaqur shpesh si mbështetës i skuadrës skoceze të Celtic, këtë gjë duke...

Sport 17 Tetor 2020, 08:49

Ndoji dopiedë, vjen fitorja e parë e Breshias

BRESHIA – Java e tretë e Seria B në Itali, nisi të premten, ku u zhvilluar vetëm një takim. Breshia mundi 3-0 pastër dhe thellë Leçen, duke arritur edhe ...