Sport

Champions League/ Ajax “shuplakë” Juves në Torino, Barcelona stërvitet me United në Camp Nou (VD)

16 Prill 2019, 19:02 Nga DOSJA
Champions League/ Ajax “shuplakë” Juves në Torino,

Sot u  lujtën ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Champions League, ku secili Ajax dhe Barcelona janë ekipet e para gjysmëfinaliste.

Barcelona mundi Manchester United në Camp Nou me rezultatin 3-0 duke shkatërruar totalisht ëndrrat e anglezëve në Europë.

Ndërsa surpriza e madhe ishte Ajax i cili skualifikoi Juventusin në Torino me rezultatin 2-1. 

Messi hapi rezultatin për blaugranasit duke shënuar 2 gola mjaft të bukur dhe më pas qershia mbi tortë e Coutinhos me një gol nga jashtë zone. 

Ronaldo hapi ndeshjen me golin e tij, por De Ligt dhe De Beek pikëlluan juventinët në Allianz Stadium. 

Nesër luhet 2 çerekfinalet e tjera mes Liverpool-Porto  dhe Manchester City-Tottenham.

Komenti Live: 

Barcelona-Manchester United

FT’ Barcelona mund Manchester United me rezultatin 3-0 për të kaluar në gjysmëfinale.

61′ Coutinho shënon supergol nga jashtë zone.

46′ Rinis sfida në Camp Nou

HT’ Mbyllet pjesa e parë në Camp Nou

18′ Messi shënon golin e dytë vetëm 2 minuta më pas.

15′ Lionel Messi dërgon Barcelonën në avantazh me supergol.

12′ Arbitri i akordon Barcelonës një penallti por anullohet nga VAR.

9′ Paul Pogba bën një goditje të gabuar nga mesi i fushës që përfundon jashtë.

1′ Nis ndeshja mes Barcelonës dhe Manchester United. 

Barcelona: Ter Stegen, Pique, Rakitic, Sergio, Coutinho, Arthur, Suarez, Messi, Lenglet, Alba, Roberto.

Manchester United: De Gea, Jones, Lindelof, Smalling, Young, Fred, Mctominay, Pogba, Lindard, Martial, Rashford.

Juventus- Ajax

FT’ Ajax bën surprizën e madhe dhe kualifikohet në fazën tjetër.

67′ Ajax shënon golin e dytë me anë të De Ligt.

46′ Rinis sfida në Allianz Stadium.

HT′ Mbyllet pjesa e parë në Torino.

34′ Van der Beek shënon golin e barazimit.

29′ Krosimi i Pjanic kthehet në gol nga goditja me kokë e Ronaldos.

23′ Një mundësi e mirë humbet nga Paulo Dybala për të dërguar Juventusin në avantazh.

6′ Ndërpritet ndeshja pasi Mazroui pëson një goditje, mjekë hyjnë në fushë.

1′ Starton sfida mes Juventusit dhe Ajax.

Ajax: Onana, Veltman, De Ligt, Van de Beek, Neres, Tadic, Mazraoui, Blind, Schone, De Jong, Ziyech

Juventus: Dybala, Ronaldo, Bernardeschi, Matuidi, Pjanic, Emre Can, Sandro, Rugani, Bonucci, De Sciglio.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona manchester united champions league juventus ajax barcelona manchester united champions league juventus ajax

Sondazh

Poll