Sport

Është mbushur kupa për Maurizio Sarrin, do të ishte ‘i lumtur’ nëse largohet nga Londra

17 Prill 2019, 13:55 Nga DOSJA
Është mbushur kupa për Maurizio Sarrin, do të ishte ‘i

Trajneri i Chelsea-t, Maurizio Sarri do të ishte i lumtur nëse do të shkarkohej nga londinezët pasi ndihet i frustruar me jetën në Angli.

Sarri mori stolin e ‘Bluve’ verën e kaluar për të zëvendësuar Antonio Conten me qëllim për të ndryshuar stilin e lojës.

Pas një fillimi brilant në Stamford Bridge, gjërat kanë ndryshuar me kalimin e kohës për italianin deri në pikën sa ai nuk ka dëshirë as të paguhet për kontratën që ka, vetëm të largohet pas 12 muajsh në stol.

Sipas gazetarit britanik, Duncan Castles i cili pretendon se ish trajneri i Napolit po planifikon me një kthim në Itali në fund të sezonit.

Jam informuar nga dy burime se Sarri nuk do të shkarkohet nga Chelsea.

Ai nuk po e shijon kohën e tij në Londër, nuk po e shijon punën në klub. Ai mendon se ka një distancë të madhe midis vetes dhe pronësisë së klubit dhe tha se zëri i tij nuk dëgjohet kur vjen puna te tranferimet.

Chelsea pret Slavia Prague për ndeshjen e dytë çerekfinale të Europa League këtë të enjte.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport antonio conte chelsea maurizio sarri premier league antonio conte chelsea maurizio sarri premier league

Sondazh

Poll