DINAMIKA/ “Mbylle gojën se do vritesh dhe ti!”, autori ndoqi biznesmenin, e qëlloi me një plumb në kokë, më pas u larg
17 Tetor 2020, 12:11Nga DOSJA
HIMARË- Zbardhet dinamika e vrasjes së 51-vjeçarit, Niko Goro në Himarë. Mësohet se mëngjesin e sotëm autori Kliti Leka zbriti nga makina tip Volkswagen” të marrë me qira dhe po ndiqte biznesmenin.
Pasi ky i fundit ka dalë nga marketi i motrës së saj, Leka e ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke u lënë të vdekur. Në atë moment ka dalë dhe motra jashtë dhe ka parë vëllanë të shtrirë, i cili kishte marrë edhe një plumb në kokë.
Menjëherë jashtë ka dalë edhe pastruesja, e cila i është drejtuar autorit e alarmuar, duke i thënë “Çfarë bëre, i vrave?”. Në këtë moment 53-vjeçari Leka i ka thënë pastrueses: “Mbylle gojën se do vritesh edhe ti”!
Më pas, ai ka lënë mjetin në rrugë dhe ka ikur në këmbë. Momenti i largimit të tij është parë nga kamerat e sigurisë, gjë që ka ndihmuar policinë për arrestimin e autorit.
Ngjarja e rëndë ndodhimëngjesin e sotëm në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni Niko Goro doli nga marketi i motrës së tij. Autori u arrestua një orë më vonë nga policia. Uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov, si dhe makinën që autori përdori gjatë atentatit. Nuk dihet ende se me cilën armë qëlloi 53-vjeçari. Policia po heton në dy pista, atë të pronësisë dhe dhe të një borxhi të pashlyer.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Artistët, kryesisht këngëtarët kanë humbur shifra të konsiderueshme për shkak të COVID-19. Për këtë çështje kanë folur së fundmi tri zëra të...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka përgenjështruar dokumentin që qarkullon në rrjetet sociale, në të cilin thuhet se më datë 2.11.2020 do të mbyllen shkol...
FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim. Sipas policisë, 44 vje&cc...
HIMARË- Tronditet Himara. Vritet me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 08:...
HIMARË-Kjo është makina që 53-vjeçari Kliti Leka përdori gjatë atentatit me armë zjarri ndaj biznesmenit Niko Goro në Himarë. Dyshohet se në makinën...
TIRANË- Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme. Sipas bluve në pranga kanë rënë A. H., 17 v...
HIMARË- Dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua 51-vjeçari Niko Goro në Himarë. Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al, vendi para marketit në ...
HIMARË– Biznesmeni Niko Goro që u vra mëngjesin e sotëm në Himarë, pranë marketit të motrës së tij është djali i xhaxhait të kryebashkiakut të Himarës, Jor...