Aktualitet

Arrestohen dy persona në Malësinë e Madhe/ Pas denoncimeve për dhunë në familje ata kapen dhe me armë zjarri

16 Tetor 2020, 13:24 Nga DOSJA
Arrestohen dy persona në Malësinë e Madhe/ Pas denoncimeve

MALËSI E MADHE- Shtetasi me iniciale B.K 48-vjeç, është arrestuar nga policia pasi po ushtronte dhunë fizike bashkëshortës së tij. Kapja u bë e mundur pas denoncimit që bashkëshortja e 48-vjeçarit bëri në polici. Gjatë kontrolli të banesës autoritetet policore gjetën edhe një armë gjahu çifte dhe një automatik bashkë me 252 pluma, të cilat i kishte pa leje.

Gjithashtu një person tjetër është arrestuar po për dhunë në familje pas denoncimit të bërë nga gruaja e tij. Personi i arrestuar me iniciale F.P 53 vjeç i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

Të gjitha materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. I arrestuari me iniciale B.K akuzohet për “Dhuna në familje”, “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje , dhe “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë ”, ndërsa  personi me iniciale F.P akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje arrestohen 2 persona ne malesi te madhe dhune ne familje armembajtje pa leje arrestohen 2 persona ne malesi te madhe dhune ne familje

Sondazh

Poll