Aktualitet

53-vjeçari tentoi të përdhunonte 14 vjeçaren në Bulqizë, gjyshja rrëfen momentet: I dilte gocës herë para e herë mbrap

16 Tetor 2020, 13:00 Nga DOSJA
53-vjeçari tentoi të përdhunonte 14 vjeçaren në

BULQIZE– Kanë dalur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që është raportuar në Bulqizë ku një 53-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur.

Mësohet se burri ka shkuar te shtëpia e gjyshërve të të miturës, me të cilët ajo jetonte që kur ishte 2 vjeçe, pasi prindërit i ishin divorcuar. Gjyshja e vajzës është shprehur për ‘BalkanWeb’ momentin e tmerrit për vajzën e mitur

Nëse do ta lirojnë autorin nga burgu, unë do ta vras me dorën time. E ka kapur për krahu gocën, ka qenë i dehur. E ka ndjekur që nga shkolla. I dilte gocës herë para e herë mbrapa, e ka kapur për krahu, e ka tërhequr dhe vajza është rrëzuar”.

Më tej, gjyshja tregon se nëna e të miturës ishte divorcuar me bashkëshortin dhe e kishte lënë vajzën në fshat, tek e ëma, ndërsa vetë ishte martuar në Maqedoni me një burrë me fëmijë.

E ëma e saj është martuar në Maqedoni prej dy vitesh. E kam rritur unë vajzën, e ka lënë e ëma që dy vjeç”.

Gjyshja ka treguar se ka qënë ajo që e ka denoncuar rastin në polici.

 “E kam bërë unë. Ka ardhur vajza në shtëpi duke qarë, ishte bërë krejt baltë dhe me ferra, teksa ka tentuar të ikë. Vajza nuk është mirë, nuk ka shkuar as në shkollë”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngjarja ne bulqize ngjarja ne bulqize

Sondazh

Poll