Aktualitet

Mbikalimi tek TEG-u, ARRSH tender 12 milionë euro për ndërtimin

16 Tetor 2020, 11:31 Nga DOSJA
Mbikalimi tek TEG-u, ARRSH tender 12 milionë euro për ndërtimin

Ndërhyrjet e bëra herë pas here kanë synuar plotësimin me sinjalistikë dhe bërjen më evidente të kujdesit që duhet të tregohet nga shoferët por Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur së fundmi që zgjidhja do të ishte një nënkalim. Ky institucion hapi së fundmi procedurën për ndërtimin dhe për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij projekti duke vënë në dispozicion më shumë se 12 milionë euro.

Referuar dokumenteve, detajohet se në aksin Tiranë-Elbasan do të ndërtohet një nënkalim nën rotondon me katër korsi (dy për secilin anë të lëvizjes). Koristë e lëvizjes do të jenë me gjerësi 3.75 metra dhe do të jetë për të gjithë llojet e mjeteve.

“Nëpërmjet kësaj rotondoje do të vazhdojë të bëhet hyrja dhe dalja e mjeteve nga rruga Tiranë-Elbasan për në akset e unazës së madhe. Rruga e vjetër Tiranë-Elbasan, Rruga e Lagjes së sipërme Sauk dhe Rruga e Farkës(TEG).

Ngritja e rotondos me 1.7 metra nga niveli aktual ndikon fare pak tek rrugët e tjera dhe rakordohet në gjatësi rreth 50ml. Korsitë e hyrje-daljes nga rotondo në drejtim të Tiranës do të jenë më gjerësi 7.5 metra dhe dy vija kalimi nga 3.25 metra. Koristë nga hyrje-dalje e rotondos në drejtim të Elbasanit do të jenë me gjerësi 5.5 metra dhe me vijë kalimi 4 metra. Gjithashtu në rreth rrotullim në anën veriore të kryqëzimit në drejtimin e lëvizjes në unazë e Madhe-Tiranë është projektuar korsi lëvizjeje e veçantë e cila ruan lëvizjen e vazhduar në krahun e djathtë pa hyrë në rreth rrotullim” thuhet në dokument.

Dokumenti vlerëson se rruga Tiranë-Elbasan është projektuar të zgjerohet simetrikisht në të dyja anët. Zgjerimi do të jetë përkatësisht për pjesën rotondo-Tiranë rreth 5 metra për anë dhe për pjesën Rotondo -Elbasan 3 metra për anë.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh tender 12 milionë euro mbikalimi tek teg-u arrsh tender 12 milionë euro mbikalimi tek teg-u

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 09:58

TIRANË- ECPAT International dhe CRCA/ECPAT në Shqipëri ka prezentuar sot raportin “Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”.  Sipas Altin Ha...