Sport

Daja: “Në grup, bëhen gjëra të mira”

16 Tetor 2020, 13:09 Nga DOSJA
Daja: “Në grup, bëhen gjëra të mira”

TIRANE – Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, më tepër se sa fitorja, është kënaqur nga mënyra e lojës që kanë zhvilluar të besuarit e tij dje ndaj Teutës. Në një pronocim për RTSH Sport ai ka treguar se tashmë është përshtatur me skuadrën dhe e njeh mire kontigjentin që ka në dispozicion.

“Ishte ndeshja e parë me një ekip të Superiores, treguam se kur luajmë në grup bëhen gjëra të mira. Kjo ishte ajo që më pëlqeu. Jam përshtatur edhe unë me kontigjentin se kemi një shpërndarje jo të rregullt dhe këtë e dimë, por nuk më pëlqen ta përmend më faktin se kemi të bllokuar merkaton. Edhe lojtarët janë munduar të përshtaten, kemi ende vend për t’u përmirësuar.

Nëse është dëshira, gjërat bëhen edhe më mirë. Ekziston potenciali i sulmit, por duhet të ndihmojnë edhe në mbrojtje. Nëse fillojmë nga sulmuesi që të marrë pjesë në tranzicion, kjo do ta ndihmojë punën në mbrojtje edhe për të sfumuar pak mungesën e mbrojtësave që kemi, se kampionati është i gjatë. Bojkoti? Duhet gjetur gjuha e përbashkët, sepse është sporti i traditës”, u shpreh trajneri i “të kuqve” Ilir Daja .

Në një miqësore dje, skuadra e Parttizanit dje fitoi 2-1 ndaj Teutës së Durrësit. Ky takim u zhvillua në mjediset e “Olimpic Park”, një terrren sportiv privat në periferi të qytetit bregdetar.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir daja partizani superiorja te kuqte teuta ilir daja partizani superiorja te kuqte teuta

Sondazh

Poll

Sport 16 Tetor 2020, 11:20

Më në fund Joviç flet për largimin e Majoral

SPANJE – Rrallë herë ndodh, që një lojtar të flasë për problemet që ndodhin brenda dhomës së zhveshjes. Por me sa duket, merkato herë pas here, i detyron ata ed...

Sport 16 Tetor 2020, 10:35

Edhe kampionia Pellegrini, me Covid-19…

Koronavirusi nuk po kursen dhe nuk po tregohet i mëshirshëm as me yjet e sportit. Pas pilotit të motoçiklizmit Valentino Rossi, një tjetër sportiste e nj...

Sport 16 Tetor 2020, 10:16

“Ushtar” Telushi, konvertohet në “azer”

BAKU – Vlonjati Bruno Telushi, i larguar së fundmi nga Kukësi, që nga dita e djeshme është zyrtarisht është konvertuar në “azer”. Mesfushori ka gjetur ako...

Sport 16 Tetor 2020, 09:50

Ademi hap dyert e Vllaznisë edhe për të tjerë

SHKODER – Edhe pse edhe kampionati i Superiores nuk ka nisur, Vllaznia duket krejt ndryshe nga sezonet e tjerë. Pranë skuadrës kuqeblu është afruar një trajner ...

Sport 16 Tetor 2020, 09:21

Agnelli merr “në mbrojtje” trajnerin Pirlo

TORINO – Pas mbledhjes së aksionerëve, presidenti i bardhezinjve Andrea Agnelli, ka marrë në mbrojtje trajnerin Andrea Pirlo. Sipas numrin një te “Zonja e vjetë...