Sport

“Ushtar” Telushi, konvertohet në “azer”

16 Tetor 2020, 10:16 Nga DOSJA
“Ushtar” Telushi, konvertohet në “azer”

BAKU – Vlonjati Bruno Telushi, i larguar së fundmi nga Kukësi, që nga dita e djeshme është zyrtarisht është konvertuar në “azer”. Mesfushori ka gjetur akordin me skuadrën Neftchi të Bakusë dhe ka nisur aventurën e tij të re në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu në këtë klub. Është një skuadër që ka shumë tituj e ka bërë shumë histori në këtë kampionat dhe unë dua të bëj maksimumin tim. Është e vërtetë që jam lojtari i pari shqiptar që luaj për Neftchi Baku dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu.

Dua të bëj maksimumin tim si lojtari i parë shqiptar këtu dhe dua të arrijmë vendin e parë. Kam ardhur këtu për të bërë më të mirën, të fitojmë kampionatin dhe të shkojmë sa më lartë të jetë e mundur”,- janë fjalët e para të Telushit, publikuar në rrjetet sociale nga klubi azer.

“Ushtari” Bruno Telushi, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën Neftchi Baku, që këtë sezon synon të fitojë titullin kampion. Kjo është aventura e tretë jashtë vendit për mesfushorin vlonjat, i cili e ka nisur karrierën në Itali te Virtus Entella, ndërsa në vitin 2017 për pak kohë u aktivizua edhe te Slaven Belupo në Kroaci.

Telushi, i cili është prezantuar me gjestin e tij karakteristike të një ushtraku, do të mbajë veshur fanellën me numër 17, një numër, që e ka mbajtur mbi shpinë te Flamurtari, Partizani dhe Kukësi, skuadra me të cilat është aktivizuar në Shqipëri.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport azerbajxhani baku bruno telushi flamurtari kukesi neftchi partizani vlonjati azerbajxhani baku bruno telushi flamurtari kukesi neftchi partizani vlonjati

Sondazh

Poll

Sport 16 Tetor 2020, 09:50

Ademi hap dyert e Vllaznisë edhe për të tjerë

SHKODER – Edhe pse edhe kampionati i Superiores nuk ka nisur, Vllaznia duket krejt ndryshe nga sezonet e tjerë. Pranë skuadrës kuqeblu është afruar një trajner ...

Sport 16 Tetor 2020, 09:21

Agnelli merr “në mbrojtje” trajnerin Pirlo

TORINO – Pas mbledhjes së aksionerëve, presidenti i bardhezinjve Andrea Agnelli, ka marrë në mbrojtje trajnerin Andrea Pirlo. Sipas numrin një te “Zonja e vjetë...

Sport 15 Tetor 2020, 17:15

“Doktor” Rossi, pozitiv me Covid-19

ITALI – Piloti i famshëm i motoçiklizmit, Valentino Rossi, i ashtuquajtur “Doktori” në mjediset e motorrave, nëpërmjet një postimi në Instagram, ka...

Sport 15 Tetor 2020, 16:32

Vedat Muriqi prezantohet zyrtarisht te Lacio

ROME – Sot në mesditë, në qendrën sportive të Formelos, ku stërvitet skuadra kryeqytetase e Lacios, është prezantuar zyrtarisht në një conference për shty...