Sport

Më në fund Joviç flet për largimin e Majoral

16 Tetor 2020, 11:20 Nga DOSJA
Më në fund Joviç flet për largimin e Majoral

SPANJE – Rrallë herë ndodh, që një lojtar të flasë për problemet që ndodhin brenda dhomës së zhveshjes. Por me sa duket, merkato herë pas here, i detyron ata edhe të zbulojnë diçka më tepër, siç ishte rasti i sulmuesit spanjol Borja Majoral, i cili kaloi te Roma nga Reali i Madridit.

Për kalimin e tij te skuadra italiane, ai kishte thënë se u largova, pasi ata donin të mbanin ende Luka Joviç dhe se nuk mund të qëndronte ende në stol. Pikërisht për këtë çështje të nxehtë, një gazetar spanjoll ka ndaluar në aeroport Luka Joviç, duke i kërkuar një reagim.

“Nuk kam asnjë koment, mik,” – i thotë i nervozuar Joviç. Më pas gazetari e pyet nëse është i kënaqur që qëndroi te Reali i Madridit dhe ai iu përgjigj shkurt: “Po.” Kur gazetari i ka përsëritur fjalët dhe akuzat e Borja Majoral, sulmuesi serb iu përgjigj: “Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë.”

Por e gjithë interivsta në ecje, pasi ai nuk ndaloi për asnjë moment, nuk mund të kalonte pa një pyetje për marrëdhënien e tij me Zidan dhe a ka folur pas deklaratave, se trajneri kërkonte të mbante më tepër sulmuesin spanjoll Majoral. Luka Joviç sërish me shenja nervozizmi, siç shkruajnë mediat spanjolle, iu përgjigj: “Duhe të pyesni klubin, kjo nuk është një pyetje për mua.”

Joviç u ble nga Entrahti i Frankfurtit vitin e shkuar nga Reali i Madridit për 60 milionë euro, por shënoi vetëm 2 gola nga 27 ndeshje ku luajti .

B.T (Dosja.al)

Full video of where Jović gets asked about what Mayoral said & if he is happy at the club etc… pic.twitter.com/cfzo28QdMo

— Ahhe (@LukaJovic18i) October 16, 2020

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borja mayoral luka jovic real madrid roma borja mayoral luka jovic real madrid roma

Sondazh

Poll

Sport 16 Tetor 2020, 10:35

Edhe kampionia Pellegrini, me Covid-19…

Koronavirusi nuk po kursen dhe nuk po tregohet i mëshirshëm as me yjet e sportit. Pas pilotit të motoçiklizmit Valentino Rossi, një tjetër sportiste e nj...

Sport 16 Tetor 2020, 10:16

“Ushtar” Telushi, konvertohet në “azer”

BAKU – Vlonjati Bruno Telushi, i larguar së fundmi nga Kukësi, që nga dita e djeshme është zyrtarisht është konvertuar në “azer”. Mesfushori ka gjetur ako...

Sport 16 Tetor 2020, 09:50

Ademi hap dyert e Vllaznisë edhe për të tjerë

SHKODER – Edhe pse edhe kampionati i Superiores nuk ka nisur, Vllaznia duket krejt ndryshe nga sezonet e tjerë. Pranë skuadrës kuqeblu është afruar një trajner ...

Sport 16 Tetor 2020, 09:21

Agnelli merr “në mbrojtje” trajnerin Pirlo

TORINO – Pas mbledhjes së aksionerëve, presidenti i bardhezinjve Andrea Agnelli, ka marrë në mbrojtje trajnerin Andrea Pirlo. Sipas numrin një te “Zonja e vjetë...