Sport

Ademi hap dyert e Vllaznisë edhe për të tjerë

16 Tetor 2020, 09:50 Nga DOSJA
Ademi hap dyert e Vllaznisë edhe për të tjerë

SHKODER – Edhe pse edhe kampionati i Superiores nuk ka nisur, Vllaznia duket krejt ndryshe nga sezonet e tjerë. Pranë skuadrës kuqeblu është afruar një trajner gjerman, si Thomas Brdariç, një drejtor teknik, si Matko Djarmati, si dhe mjaft futbollistë të rinj, që këtë sezon do të mbrojnë ngjyrat e skuadrës shkodrane.

Të gjitha këto ndryshime te Vllaznia, kanë ardhur me afrimin e biznesmenit Alban Xhaferit pranë skuadrës, i cili, sipas kryebashkiakes Voltana Ademi, nuk do të jetë i vetmi. Në një intervistë në “TV1 Channel”, ajo ka deklaruar se Bashkia e Shkodrës po punon për të afruar pranë Vllaznisë edhe donatorë të tjerë, që do të kontribuojnë nëp fuqizimin e skuadrës shkodrane.

“Po përpiqemi të thithim edhe donatorë të tjerë, duke mos u ndalur vetëm tek një. Deri më tani janë dy, që po bashkëpunojnë, po presim të kemi edhe të tjerë.

Ne kemi disa oferta bashkëpunimi, për të rritur në fakt atë që quhet infrastruktura shtesë. Ajo që do jetë risi mendoj, është fakti se po punojmë në një komunikim të vazhdueshëm me publikun, në atë që është faqja “web” e klubit të futbollit Vllaznia.

Mendoj që do kemi mundësi që këto shifra të kontratave të lojtarëve të jenë të aksesueshme për të gjithë. Jemi angazhuar për të parë kontrata e te gjithë lojtarëve, në bazë të performances,” – u shpreh ndër të tjera kryebashkiakja Ademi.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban xhaferi kuqeblute matko djarmati shkodra superiorja thomas brdaric. vllaznia voltana ademi alban xhaferi kuqeblute matko djarmati shkodra superiorja thomas brdaric. vllaznia voltana ademi

Sondazh

Poll

Sport 16 Tetor 2020, 09:21

Agnelli merr “në mbrojtje” trajnerin Pirlo

TORINO – Pas mbledhjes së aksionerëve, presidenti i bardhezinjve Andrea Agnelli, ka marrë në mbrojtje trajnerin Andrea Pirlo. Sipas numrin një te “Zonja e vjetë...

Sport 15 Tetor 2020, 17:15

“Doktor” Rossi, pozitiv me Covid-19

ITALI – Piloti i famshëm i motoçiklizmit, Valentino Rossi, i ashtuquajtur “Doktori” në mjediset e motorrave, nëpërmjet një postimi në Instagram, ka...

Sport 15 Tetor 2020, 16:32

Vedat Muriqi prezantohet zyrtarisht te Lacio

ROME – Sot në mesditë, në qendrën sportive të Formelos, ku stërvitet skuadra kryeqytetase e Lacios, është prezantuar zyrtarisht në një conference për shty...

Sport 15 Tetor 2020, 15:54

Miqësore, Partizani mposht Teutën në Durrës

Në “Olimpic Park” të Durrësit, kryeqytetasit e Partizanit fituan 2-1 në miqësoren e zhvilluar sot pasdite ndaj Teutës, një ndeshje cilësore dhe mjaft interesant...