Politike

Rama nxjerr dokumentin: Basha do jepte me konçension Sharrën, shikoni dhe me çfarë shifre

15 Tetor 2020, 20:43 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në emisionin “Opinion”, një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Lulzim Bashës për të dhënë me konçensionin landfillin e Sharrës, në kohën që ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranë.

Sipas Ramës, investimi prej 36 milionë eurosh do t’i shkonte më pas privatit dhe ishte i gabuar nga pikëpamja logjike.

“Unë them konçensionin e Lulzim Bashës, i cili është angazhuar në një propzim për Sharrën. Tani vjen letra që i shkon Lulzim Bashës. Është e miratuar konçension, dhe aty ka diçka interesante. Aty ka një shifër. Lulzim Basha propozon një konçension që do të ishte realizuar nëse ai nuk do të ishte larguar nga aty ku qëndroi. Më saktë nëse nuk do të ishte larguar Saliu. Dhe propozimi i tij është që t’i japi privatit një investim kapital prej 36 milionë eurosh që do e bëjë shteti. Dhe ka shifrën aty që ëhstë 37 mijë lekë për tonë. Dmth faktikisht i bie 30 euro. Propozimi i Lulzim Bashës me një investim kapital prej 36 milionësh dhe pastaj i jepet privatit. Lulzim Basha ka dashur të bëjë një konçension që është i gabuar nga pikëpamja logjike, sepse ka dashur të japë para të shtetit dhe ta japë në menaxhim me tonë që i paguhen për shërbimin. Ndërkohë që me landfillin e Tiranës qeveria nuk paguan asnjë lek, është investim privat 100%”, tha Rama.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne opinion 15 tetor edi rama rama ne opinion 15 tetor

Sondazh

Poll